Flash

Basha në Vlorë: Të dielën Rama largohet bashkë me kriminelët

Lapsi.al 22 April 2021
Basha në Vlorë: Të dielën Rama largohet bashkë me

Lulzim Basha flet i bindur në Vlorë. Edi Ram do të largohet bashkë me kriminelët më 25 prill.

Sipas liderit të opozitës, Rama nga paniku këto ditët e fundit i është kthyer sërish marifeteve të vjetra, por ai siguron se shqiptarët më 25 prill, me paqe e vendosmëri do të shkojnë masivisht tek kutitë e votimit.

Basha deklaroi se fitorja e PD-së më 25 prill do i takojë gjithë shqiptarëve, demokratëve dhe socialistëve kokëulur.

"Orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur. E pjesëmarrjes më të madhe, paqësore, dinjitoze, për të vendosur, për t’i thënë Ramës boll më, boll më shkatërrim, dhe autorit të shkatërrimit dhe të hapin zemrat për ndryshimin. Cilin numër? 9. Është qyteti me emigracionin më të lartë Vlora, bijtë e bijat e Vlorës do të votojnë për të pasur këtu mundësitë europiane për shkollim, arsimim, për marrjen e një profesioni dinjitoz. Rini i mrekullueshme e Vlorës, do të votojnë cilin numër? 9.

Rinia e Vlorës, jemi rkenarë me ju, kemi besim tek ju, ditën e dielë për prindërit tuaj, për ndryshimin, për numrin 9. Për fermerët e peshkatarë, sipërmarrës, vlonjatë. Nuk ja dalin dot, në Vlorën e kapur nga njeriu që e kapi, e bëri naftën për vlonjatët më të shtrenjtën në botë, pas Singaporit e Suedisë. Për të çliruar ekonominë tonë, për t’i kthyer sipërmarrësve vlonjatë lirinë, për t’i hequr terrorin e abuzimit të bandave. Për të çliruar, për të mbajtur Shqipërinë, votojmë cilin umër

Vlora që e ndau Shqipërinë nga Lindja, me Ismail bej Vlorën. A do e pranojmë më të kthehmi përsëri në Lindje? A do e pranojmë? Mundësia jonë për të hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re që do të votoni numrin 9, për Europën, numrin 9.

Nga paniku Rama i është kthyer marifeteve të vjetra, me shpresën e rrënuar. Ne jemi bashkë, krah për krah, me gëzimin, me besimin tek e nesërmja që po vjen, për shqiptarët, për Shqipërinë. Bashkë do t vazhdojmë, si qytetarë dinjitozë, me paqe e vendosmëri, për të sjellë ndryshimin masivisht në kutët e votimit. Një zgjim i ri ekonomik, një zgjim ekonomik kombëtar dhe një zgjim kulturor, një zgjim atdhetar, një zgjim europian po troket në derë, vetëm 3 ditë për t’u ndarë nga e keqja, për fitoren më të thellë të Vlorës e mbarë Shqipërisë. Fitore që do i takojë çdo shqiptari, çdo të riu e të reje. Do i takojë edhe socialistëve kokëulur të Vlorës e Shqipërisë. Vëllezërit e motrat që do të çlirohen nga banda që ka marrë peng vendin. Votoni dhe ju si shumica dërrmuese numrin 9. Për Vlorën, për Shqipërinë si gjithë Europa, bashkë për ndryshim, Vlora fiton, Shqipëria fiton."  u shpreh Lulzim Basha në Vlorë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09