Flash

Vrasja në Elbasan, reagon ambasada e BE: Të hetohet me shpejtësi nga autoritetet. Thirrje për vetëpërmbajtje

Lapsi.al 21 April 2021
Vrasja në Elbasan, reagon ambasada e BE: Të hetohet me shpejtësi

Ambasada e BE ka reaguar pas konfliktit me armë në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person, eksponent i PS dhe u plagosën 4 persona të tjerë, mes tyre një police.

 

Ambasada e BE deklaron se akti i dhunshëm duhet të hetohet me shpejtësi dhe të gjenden përgjegjësit, teksa bën thirrje për vetëpërmbajtje.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”, deklaroi ambasada e BE.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI