Flash

Viti i parë i mbretëreshës që feston ditëlindjen pa princ Philip

Lapsi.al 21 April 2021
Viti i parë i mbretëreshës që feston ditëlindjen pa

Pas 73 vitesh së bashku, Mbretëresha Elizabeth feston për herë të parë ditëlindjen e saj pa bashkëshortin, Princin Philip, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Mbretëresha ka lindur më 21 prill të vitit 1926 dhe sot është 95-vjetori i saj. Në shenjë respekti për të ndjerin e ndarë nga jeta dhe për zinë që po mban për të, Mbretëresha ka vendosur që të mos ketë asnjë organizim për ditëlindjen e saj.

Pranë Mbretëreshës janë familjarët që po i japin mbështetjen më të madhe në këto ditë të vështira për Pallatin Mbretëror.

Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj. Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip. Për shkak të kushteve Covid-19, funerali u mbajt me vetëm 30 persona.

Për t’i thënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, Mbretëresha Elizabeth la dhe një shënim mbi arkivolin e të ndjerit. Shënimi u kap nga disa fotografë dhe në të dallohej se ishte shkruar “Të dua” dhe “Lilibet”.

Të këshilluara

James Charles penalizohet nga Youtube

YouTube ka ka vendosur të mos e paguajë më, përkohësisht, kanalin e influencuesit të bukurisë James Charles. Kjo pasi, në fillim të këtij muaji, ai pranoi se u ...

13:06

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI