Flash

Rama: Basha e Berisha kanë marrë në qafë Shqipërinë dhe shqiptarët

Lapsi.al 21 April 2021
Rama: Basha e Berisha kanë marrë në qafë

Rama ka vijuar me fushatën elektorale në qytetin e Fierit, nga ku nuk kanë munguar as ‘sulmet’ për opozitën dhe Sali Berishën. Kryeministri kujton kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe thotë se kreu i PD-së Lulzim Basha bën të njëjtën gjë ditën e sotme.

“S’ka asnjë të re, s’ka ndryshuar asgjë kë ndryshuar vetëm personazhi, emri, por janë po ata që kanë marrë në qafë Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha kreu i qeverisë.

Rama: Kohën kur doli Rrapush Xhaferri dhe mori Shqipërinë mbarë me një kolonë makinash, ndalonte qytet më qytet me tamborin e tij e prisnin me këngë e valle,i shtronin rrugën me sheqer dhe i thoshte burrave, të cilët ranë të tërë pas tij, pse lodheni mo, varja tokës, shiten, bagëtinë, shtëpinë, mi jepni mua lekët unë ju jap dyfishin, shkoni kafeneve, bëni jetë se kjo është demokracia, dhe Saliu thoshte çojini paratë te Xhaferri dhe Nebiu.

Liri demokraci me dy gishta iku kjo punë, ra komunizmi dhe u bë deti kos, një ditë të bukur kur erdhi radha për të marr dyfishin morën dy gishtat syve dhe filluan qytetarët të kërcenin si pula qorre. Sot është e njëjta gjë nuk e ka emrin Rrapush por Lulzim, nuk është gjeneral është kukull, por të njëjtën gjë i thotë shqiptarëve, autokolonat e tij janë të më të shtrenjta se të Rrapushit. E dini kush është brenda atyre makinave? Basha shoqerohet nga police te korruptuar.

Mezi presin 25 prillin që ti turren të gjitha dyqaneve dhe ti thonë shiko kemi 8 vite në opozitë çfarë ka për ne këtu.

S’ka asnjë të re, s’ka ndryshuar asgjë kë ndryshuar vetëm personazhi, emri, por janë po ata që kanë marrë në qafë Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk ka popull tjetër që të ketë qenë i detyruar të nxjerrë atë fjalën rruga e shkurtër të nxjerrë gjatë, e ka nxjerrë gjatë dhe Shqipëria nuk është ngjitur ende në majën që ne kemi mision ta ngjisim se s’bën. Sot duhet ta keni shumë të qartë, është orvatja e tyre e fundit, për tu bërë gjarpër në këmbët e shqiptarëve, ndërkohë që ne duhet të vazhdojmë të ngjitemi me çdo kusht.

Të këshilluara

Breshëri drejt lokalit në Vlorë (Detajet)

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Novoselë, ku u qëllua me armë në drejtim të një lokali. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në fshatin Poro. Mesohet ...

19:59

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09