Flash

Berisha: Vrasja në Elbasan, krim i Edi Ramës dhe Taulant Ballës

Lapsi.al 21 April 2021
Berisha: Vrasja në Elbasan, krim i Edi Ramës dhe Taulant Ballës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se Policia e Elbasanit i di shumë mirë rrethanat e ngjarjes së sotme, por nuk do t’i publikojë pasi po tenton të fshehë “krimin e partisë”. Sipas Berishës, personi që humbi jetën në Elbasan nga përplasja me armë është i lidhur me Partinë Socialiste të Shqipërisë.

“Policia fsheh ngjarjen dhe policia e di shumë mirë pse ka ndodhur ngjarja. Problemi është se duhet të mbulojnë krimin e partisë. Ky është një krim i mirëfilltë i Edi Ramës edhe Taulant Ballës. Këtë humbjen po e përjetojnë të tmerruar. Ka fakte më absolute të lidhjes së tij si mishi me thoin me PS. S’mund ta mohojnë kurrsesi. Edhe pse është i PS, problemi është se PS e angazhoi në blerjen e votave”, - tha Berisha.

Ai komentoi deklaratën e Bashës, i cili tha sot nga Durrësi se Partia Demokratike distancohet nga çdo akt dhune, por se do jetë e gatshme të mbrojë demokracinë. Berisha u shpreh në “Ilva Now” se askush nuk duhet të humbasë jetën, por përplasje të tilla thekson ai ndodhin pasi drejtësia nuk dënon personat problematikë, por i lë të lirë.

“Në një vend ku dënimi me vdekje nuk ekziston, asnjë njeri dhe në asnjë rrethanë nuk meriton vdekjen dhe vrasjen, por ka një gjë, ka një rrethanë vetëmbrojtje. Jo në asnjë rrethanë, Shqipëria është një vend që nuk ka dënimin me vdekje. Ata vrasin njeri- tjetrin, sepse këta nuk i fusin në burg”, - tha Berisha.

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha tha se retorika e Bashës në këto zgjedhje është e qetë, në krahasim me atë të kryeministri të vendit, Edi Rama.

“Nuk ka ndonjë retorikë të ashpër nga PD në këto zgjedhje, nëse sheh retorikën mes Bashës dhe Ramës ndryshimi është si nata me ditën, Edi Rama kalon nga podiumi në podium, nga fyerja në fyerje”, - tha ai.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09