Flash

Aeroporti i Rinasit, njoftim për pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë: Nga nesër duhet të paraqisni…

Lapsi.al 21 April 2021
Aeroporti i Rinasit, njoftim për pasagjerët që

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një lajmërim për të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt Italisë. Në një njoftim në rrjete sociale TIA njofton se sipas një njoftimi nga autoritet shtetërore italiane, duke filluar nga dita e nesërme, datë 22 prill deri më datë 30 prill, pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë do të duhet të paraqesin tamponin negativ të Covodi-19, të 48 orëve të fundit, ose testin antigen.

Rezultati i testeve kërkohet të jetë në gjuhen angleze ose italiane, ndërsa njoftohet se karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.

Postimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Itali

Sipas njoftimit të autoriteteve shtetërore Italiane, nga nesër 22 Prill 2021 deri më 30 Prill, pasagjerët që udhëtojnë për në Itali, duhet të paraqesin tamponin negativ të COVID të 48 orëve të fundit ose testin antigen.

Kërkohet me rigorozitet që rezultati i testit të jetë në italisht apo anglisht nga subjektet mjekësore të çertifikuara për këtë test.

Karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.

Për më tej vizitoni ju lutem

https://ambtirana.esteri.it/…/avviso-importante-regole…

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, të përcaktuara nga vendet pritëse.

Ju faleminderit për bashkëpunimin.⠀

Tirana International Airport

Të këshilluara

Breshëri drejt lokalit në Vlorë (Detajet)

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Novoselë, ku u qëllua me armë në drejtim të një lokali. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në fshatin Poro. Mesohet ...

19:59

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI