Flash

Vin Veli flet për herë të parë për lidhjen 2-vjeçare

Lapsi.al 20 April 2021
Vin Veli flet për herë të parë për lidhjen

Pas ndarjes nga Bora Zemani, Dj Vin Veli është përfolur shpesh për jetën e tij private. Disa herë në mediat rozë është thënë se ai ka nisur lidhje të re, por ai nuk ka preferuar të flasë. Disa kohë më parë, Dj i njohur u shpreh se nuk do të tregonte asgjë derisa të kishte diçka serioze në jetën e tij. dhe duket se ai ka gjetur njeriun e duhur dhe për herë të parë ka folur në lidhje me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën .

I ftuar së fundmi në emisionin “Dola te Ola”, ai ka zbuluar se prej 2 vitesh po jeton një histori të bukur dashurie. Ai tregoi se partnerja e tij nuk ka dëshirë të shfaqet publikisht, sepse nuk i përket botës së artit apo medias. Dj Vin Veli tha se partnerja e tij është pjesë e juridikut dhe se për momentin ata të dy nuk jetojnë bashkë, por shpreson që në të ardhmen kjo gjë të ndodhë së shpejti.

Vin Veli i ndau përfundimisht rrugët me Bora Zemanin rreth 4 vite më parë. Ata të dy janë edhe prindër të një djali, Arborit, i cili nuk ka qenë as 2 vjeç kur dyshja u ndanë nga njëri-tjetri. Bora dhe Vin Veli kanë treguar se nuk i është dashur t’ja shpjegojnë divorcin, sepse ai nuk kuptonte asokohe dhe për më tepër ka pasur gjithmonë dashurinë si të mamit edhe të babit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI