Flash

James Charles penalizohet nga Youtube

Lapsi.al 20 April 2021
James Charles penalizohet nga Youtube

YouTube ka ka vendosur të mos e paguajë më, përkohësisht, kanalin e influencuesit të bukurisë James Charles. Kjo pasi, në fillim të këtij muaji, ai pranoi se u kishte dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale dy djemve 16-vjeçarë. Charles shpërndau një video me 25.5 milionë ndjekësit e tij në YouTube. Në video, ai pranoi dy incidente - një vitin e kaluar dhe një tjetër kohët e fundit – ku tha se ishte i vetëdijshëm se personi me të cilin po shkëmbente mesazhe ishte i mitur. Videoja është parë më shumë se 8.5 milionë herë.

Charles tha të premten se pas videos ishin publikuar akuza ndaj tij që ishin të rreme dhe për këtë po punonte skuadra e tij ligjore.

YouTube konfirmoi për BBC se 21-vjeçari ishte hequr përkohësisht nga Programi i tyre i Partneritetit. Programi lejon YouTubers-at të monetizojnë përmbajtjen e tyre. Ata nuk thanë për sa kohë do të përjashtohej nga monetizimi kanali i tij.

"Nëse shohim që sjellja e krijuesit brenda dhe / ose jashtë platformës dëmton përdoruesit, komunitetin, punonjësit ose ekosistemin tonë, ne mund të marrim masa për të mbrojtur komunitetin", -tha një zëdhënës i YouTube.

Kjo është kompania e dytë që rivlerëson partneritetin e saj me Charles. Të premten, ai dhe kompania e kozmetikës Morphe njoftuan përfundimin e partneritetit të tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI