Flash

SPAK DHE PATRONAZHISTËT/Ku e ka varrin reforma në drejtësi?

Lapsi.al 20 April 2021
SPAK DHE PATRONAZHISTËT/Ku e ka varrin reforma në drejtësi?
Më 23 dhjetor të vitit 2019 besuam se një drejtësi e re po vjen në Shqipëri, dhe dorëzuam në SPAK kallëzimin e parë në historinë e këtij institucioni. Ne besuam që drejtësia e re nuk do vinte me avaze të vjetra. Prandaj kallëzuam në SPAK konçesionin e sterilizimit, përmes të cilit ne besojmë se na janë vjedhur qindra milionë dollarë, të cilat mund të ishin përdorur për të trajtuar të sëmurët me COVID, që do të dyndeshin dyerve të spitaleve vetëm pak muaj më vonë.

Andi Bejtja: Lapsi dhe SPAK si gomë e krimeve të pushtetit

Sot, në 2021, dy vite më vonë, SPAK na ka marrë në pyetje vetëm neve si kallëzues, ndërsa Ilir Beqja, ministri i shëndetësisë që duhet të ishte sot nën hetim, në mos prapa hekurave, është në fakt kandidat për deputet në Shkodër. Kallëzuam aferën e inceneratorëve të plehrave. Gjatë kësaj kohe aktivistët tanë u arrestuan për protesta të paligjshme, u gjykuan, u dënuan, morën pafajësinë, dhe vazhduan të protestonin sërish. Ndërkohë, një vit më vonë, ne ende nuk kemi dëgjuar se çfarë bëhet me ata që janë në krye të kësaj afere. Ende asnjë i dënuar. https://lapsi.al/2021/04/19/spak-nje-qen-rroje-i-ps/ I kërkuam SPAK të hetonte edhe kryebashkiakun Veliaj, i cili është zyrtari i 1001 i kallëzuar, por ai në vend që të ishte përpara drejtësisë, sot është në krye të fushatës së Tiranës, duke kalëruar apatinë e drejtësisë së re. Nuk e dimë nëse paratë që duhet të shkonin për spitalet, po përdoren për fushatën e Shkodrës, apo nëse paratë e mafias italiane po përdoren për fushatën e Tiranës. Ne nuk e dimë nëse paratë e inceneratorëve, po shkojnë për të financuar fushatën e Fierit apo të Elbasanit. Por e dimë se nëse SPAK do kishte bërë punën, sot do e kishim një përgjigje. Pika që e derdhi gotën është qëndrimi i SPAK ndaj medias LAPSI.AL, dhe ndaj dy gazetarëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, të cilët patën kurajon dhe integritetin të denonconin një skandal të paprecedentë për shoqëritë moderne. Një skandal që përbën një rrezik serioz për shoqërinë tonë. Të dhënat personale të secilit prej nesh, janë shpërdoruar nga një parti politike që sillet si parti shtet. Të dhënat personale, si numri personal apo numri i kartës së identitetit, të cilat janë unike dhe nuk mund të ndryshohen më gjatë gjithë jetës, sot janë ekspozuar, duke na vënë në rrezik të gjithëve. Të dhënat sensitive të secilit prej nesh, sot janë në dorën e atyre që shantazhojnë votuesit, duke i detyruar të votojnë për partinë shtet, apo akoma më keq: t’i pengojnë për të shkuar në votime, nëse patronazhisti i klasifikon si opozitarë. Edhe kjo çështje shkoi në SPAK, por çfarë bëri drejtësia e re? Ende nuk kemi dëgjuar të ketë nisur hetimi në zyrat e partisë socialiste? Ende nuk kemi dëgjuar nëse ka nisur hetimi për patronazhistët që janë ngarkuar të na spiunojnë të gjithëve? Por në vend të atyre që kanë abuzuar me pushtetin publik për përfitime personale, sot dëgjojmë që në bankën e akuzuarve janë gazetarët kurajoz Bushati dhe Shkullaku. E turpshme!!! Reforma në Drejtësi u ka kushtuar shqiptarëve 100 milionë euro, dhe deri në 2025 do t'i japim edhe 50 milion euro të tjera. Për çfarë i japim ne këto para? Që të hetojnë gazetarët si Andi dhe Armandi, duke kthyer akuzuesit në të akuzuar?! Ne sot i japim gjyqtarëve dhe prokurorëve rreth 4000 mijë dollarë në muaj. Për çfarë ua japim këto para, që të intimidojnë gazetarët, ndërkohë që bëjnë sehir se si një parti vë gjithë popullin në përgjim, vetëm për siguruar vazhdimësinë e regjimit?! Për çfarë?! Sot SPAKU duhet të ketë guximin të hetojë Edi Ramën, dhe gjithë kavalerinë e patronazhistave që na kanë hyrë në jetën private. Të gjithë, nga i pari deri tek i fundit, dhe të heqë dorë nga intimidimi i gazetarëve kurajozë si Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Duhet ta bëjë këtë sepse kësaj shoqërie i duhen më shumë gazetarë si Andi dhe Armandi, prandaj ata duhen inkurajuar. Por duhet ta bëjë edhe sepse kjo shoqëri ka vuajtur shumë nga kryeministra si Edi Rama, prandaj ata duhen ndëshkuar. Në rast të kundërt, na mbetet vetëm të pyesim "ku e ka varrin Reforma në Drejtësi?" që t’i çojmë një tufë me lule.

Të këshilluara

SPAK, një qen roje i PS

Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi Lapsi.al botoi skandalin e grabitjes të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, unë dhe kolegu im Armand Shkulla...

18:30

Të gjithë fajin patronazhistëve

Që prej të dielës, Lapsi.al po i kushton vëmendjen që meriton skandalit të përmasave jo të zakonshme, të vjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë për qëll...

12:19

Pse këtë herë duhet votuar numri 13

Para tri ditesh isha te zyrat e qendres se re te VV ne rrugen Hoxha Tahsim, dhe gjeta te njejten atmosfere si 1 vit me pare kur isha ne Prishtine per te takuar ...

09:10

Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi

Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti ankesash nga punonjësit e Albkontroll, gjë që degjeneroi me mbylljen e të vetmit aeroport...

17:16

Tani e kanë krejt, po a ishte drejt?

Shumica e re qeverisëse e Kosovës e ka realizuar një pjesë të slloganit të fushatës së fundit, për të marrë KREJT pushtetet, në mënyrë që të prodhojë një ndrysh...

20:19

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI