Flash

Çfarë vendimi mori mbretëresha Elizabeth pas ndarjes nga jeta të princ Philip

Lapsi.al 20 April 2021
Çfarë vendimi mori mbretëresha Elizabeth pas ndarjes nga jeta

Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit dy ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj. Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.

Për t’i thënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, Mbretëresha Elizabeth la dhe një shënim mbi arkivolin e të ndjerit. Shënimi u kap nga disa fotografë dhe në të dallohej se ishte shkruar “Të dua” dhe “Lilibet”.

Më 21 prill, Mbretëresha do të festojë 94-vjetorin e lindjes së saj dhe Harry ka shtyrë kthimin e tij në shtëpi, për të qëndruar pranë gjyshes edhe në ditëlindjen e saj.

Mirëpo, pas vdekjes së Princit Philip, Mbretëresha ka vendosur të mos e festojë fare ditëlindjen e saj.

Kjo do të jetë ditëlindja e saj e parë pa bashkëshortin pranë, pas 73 vitesh së bashku.

Princi Philip planifikoi vetë për 18 vite çdo detaj të varrimit të tij, teksa kishte kërkuar që të luhej “Eternal Father, Strong to Save” (“For Those in Peril on the Sea” ) nga William Whiting. Kjo këngë kishte një domethënie të madhe për Princin, pasi është frymëzuar nga jeta e rrezikshme detare. Kujtojmë se Princi Philip shërbeu në Marinën Mbretërore për 14 vite, ndaj kjo ishte një këngë e përshtatshme për përcjelljen e tij në banesën e fundit.

“The Jubliate” u luajt si këngë gëzimi dhe përfshiu një referencë për hyrjen në “portat e Zotit me falënderime”.

Gjithashtu, në ceremoninë e tij mortore u luajt gjithashtu “Action Stations”, që njihet si alarmi i Marinës Mbretërore.

Në përcjelljen e Princit për në banesën e fundit u luajtën edhe “Adagio Expressivo” nga Sir William Harris, “Salix” nga Percy Whitlock, “Berceuse” nga Louis Vierne dhe himni kombëtar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI