Kur nisesh të gënjesh, e mira është të kesh një kujtesë të fortë. Përndryshe, një detaj të mos kujtosh në kohën e duhur ta humbet fillin e manipulimit. Kjo shthurje ka ndodhur me alibinë e drejtuesve të Partisë Socialiste për t’u mbrojtur nga skandali i vjedhjes së të dhënave personale të 910 mijë banorëve të Tiranës me qëllim përdorimin e tyre nga patronazhistët në fushatën e 25 Prillit.
Reagimi i parë ishin sharjet e dëshpëruara të Taulant Ballës nga Elbasani. Ky akuzoi Lapsi.al për shpifje, por pranoi se ekziston një database me të dhëna. Sipas Ballës, këto të dhëna ishin mbledhur vullnetarisht nga komunikimi derë më derë me njerëzit.
Pas Ballës u sul Erion Veliaj. Sërish me mllef dhe inat kundër Lapsi.al, Veliaj i Bashkisë mohoi kategorikishtse database që nxorri Lapsi.al i përkiste Partisë Socialiste dhe se ato kishin një tjetër, me të dhëna të dorëzuara vullnetarisht, për të cilat nuk ishte shkelur asnjë ligj. Veliaj u tregua i kujdesshëm të distancohet nga krijimi i database me nr e telefonit, nr e kartave të identitetit, adresat, vendet e punës dhe përshkrimi i preferencave politike të 910 mijë qytetarëve. Ishte koha kur prokurorët e SPAK nisën hetimet me fokus special redaksinë e Lapsi.al, për gazetarët e së cilës u kërkua sekuestrimi i kompjuterave dhe celularëve.
Lexo edhe: Alibia e Taulant Ballës për përgjimin që PS u bën të dhënave personale të qytetarëve
Lexo edhe: Zbulimi i patronazhistëve të PS/ Veliaj dhe Sokol Balla i vërsulen Lapsit (VIDEO)
Por tani që kanë kaluar 3 muaj nga publikimi i skandalit, Edi Rama i ka nxjerrë të gjithë bllof kukullat e tij dhe ka konfirmuar raportimet e Lapsi.al se database ka dalë nga zyrat e Partisë Socialiste.
Në një intervistë për Francë24, gjatë vizitës që bëri në Paris, kryeministri Rama u pyet për këtë skemë spiunimi dhe monitorimi të popullsisë, ai nuk e mohoi Databasen, por e justifikoi atë duke thënë se të dhënat që dolën nga organizata partiake nuk janë sensitive dhe nuk përmbajnë asnjë informacion personal.
France24: Jeni akuzuar për një spiunim masiv të të dhënave personale të një milion zgjedhësish, të cilët ishin të kontrolluar, të spiunuar, si një rikthim të kohëve të komunizmit!Rama: Gjatë fushatës që ju përmendët dhe pas daljes së rezultatitn, ne kemi pasur raporte nga OSBE/ODIHR që janë shumë të qartë për integritetin e fushatës dhe zgjedhjeve. Megjithëse sigurisht që ka ende gjëra për t’u përmirësuar. Për këtë çështje, jam shumë i kënaqur që m’u bë pyetja, se kam lexuar artikuj të pavërtetë edhe në Francë. Nuk bëhet fjalë për të dhëna personale, të themi konfidenciale që kanë dalë, por janë dhëna të organizatës së partisë, që nuk kanë lidhje me të dhënat personale dhe konfidenciale të shtetit.
France24: Gjendja civile, numri i telefonit…?
Rama: Së pari, të dhënat dhe regjistri i gjendjes civile në Shqipëri ka qenë publik në internet përgjatë viteve. Së dyti, doja të shpjegoja se numri i kartave të identitetit tona, nuk është asnjë e dhënë për personin. Është thjesht një numër që tregon që këtë kartë e ka ky person në shërbimin publik, por nuk është e dhënë sensitive.
https://youtu.be/AVa3oFeRWgs?t=505
Pra Rama ka pranuar që të dhënat në Database ishin të Partisë Socialiste. E njëjta gjë që raportoi që në fillim Lapsi.al dhe për të cilën u akuzua nga vartësit e tij për shpifje dhe u hetua nga prokurorët e SPAK.
Kjo është hera e parë që kryeministri e bën në mënyrë direkte këtë pohim, megjithëse herë të tjera e ka relativizuar apo justifikuar skandalin. Me këtë deklaratë, ai nxjerr bllof vartësit e tij, Veliaj dhe Balla që patën për detyrë të sulmonin Lapsi.al publikisht, por edhe kreun e SPAK, Arben Kraja, detyra e të cilit duket se ishte presioni ndaj gazetarëve për këtë çështje.
Lexo edhe: Kulmi/ Rilindja i vuri patronazhist edhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror
Lexo edhe: Zbulimi i patronazhistëve/ Iliriana Olldashi, një kamikaze e drejtësisë së rilindur
Më herët, prokurorët e SPAK i fokusuan hetimet në redaksinë e Lapsi.al për të zbuluar burimin e lajmit. Ata siguruan një urdhër kontrolli në redaksinë e Lapsi.al dhe një vendim gjykate për sekuestrimin e kompjuterave dhe celularëve të gazetarëve. Procedura u ndërpre në mes pas një vendimi të shpejtë të Gjykatë së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, por hetimet janë në vazhdim.
https://lapsi.al/2021/04/19/spak-nje-qen-rroje-i-ps/
Pavarësisht raportimit tonë të vazhdueshëm se të dhënat personale të 910 mijë banorëve të Tiranës ishin në kompjuterat e Partisë Socialiste dhe se ato ishin grabitur nga E-Albania, prokurorët e SPAK nuk kontrolluan asnjëherë në selinë e PS apo në godinën e AKSHI.
Sot është vetë Edi Rama që ia konfirmon, se database doli në media nga selia e PS. Tani janë prokurorët e SPAK që kanë nevojë për një sebep apo një alibi, se pse e kanë të pamundur të kryejnë kontrolle në selinë e Partisë Socialiste apo në kompjuterat e AKSHI.©Lapsi.al
https://lapsi.al/2021/04/19/jepet-urdheri-per-sekuestrimin-e-lapsi-al-andi-bejtja-lapsi-dhe-spak-si-gome-e-krimeve-te-pushtetit/