Flash

Dua Lipa bëhet pjesë e historisë

Lapsi.al 19 April 2021
Dua Lipa bëhet pjesë e historisë

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është personfikimi i fjalës sukses. Nëpërmjet një postimi në InstaStory ajo ka zbuluar e emocionuar arritjen e radhës.

Dua ka hyrë në histori dhe është bërë femra e parë me albumin më të dëgjuar në Spotify për vitin 2021.

“E pa vërtetë! Faleminderit njerëz kjo është diçka e çmendur dhe jam shumë shumë shumë e lumtur”, ka shkruar këngëtarja.

Ajo u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total.

Më herët, “Future Nostalgia”, shënoi një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68.926 kopje.

Ditë më parë, Dua Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet krah të madhit Elton John.

Nëpërmjet këtij postimi, Dua tregoi se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.

“U trondita kur mësova se ka 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në rritjen e ndërgjegjësimit në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV së bashku!“, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Të këshilluara

Nuk ka më dyshime për Loredanën dhe Mozzik

Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të jenë dyshja më e diskutuar në showbizin shqiptar. Në fakt janë vetë ata të dy që herë pa here i hedhin benzinë zjarrit dhe i bë...

10:52

Ivanka Trump merr vaksinën kundër Covid-19

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka zbuluar se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit. Përmes rrjetit të saj soc...

18:35

Ndërron jetë reperi Black Rob

Reperi Black Rob ka ndërruar  jetë në moshën 51 vjeçare. Lajmi u konfirmua nga ish- shoku i tij i grupit, Mark Curry, përmes një video në rrjetin e tij socia...

19:10

Meghan Markle, letër për Princ Philip

Mediat e huaja raportuan se Meghan Markle nuk do të ishte e pranishme në funeralin e Princ Philip për shkak të shtatzanisë së rënduar. Megjithatë sipas tyre,...

17:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI