Flash

Deputete apo jo, e ardhmja e Ori Nebiaj do të jetë në politikë

Lapsi.al 19 April 2021
Deputete apo jo, e ardhmja e Ori Nebiaj do të jetë në

Ori Nebijaj kandidon këtë vit si deputete në listat e Partisë Demokratike. Moderatorja e njohur renditet e 18-ta në listën e Tiranës dhe këto kohë ajo është angazhuar me kohë të plotë me fushatën në terren. Megjithatë Ori nuk e ka lënë pas dore as punën e saj ne televizion, duke u shfaqur çdo ditë në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në “Top Channel”.

Mirëpo kjo do të jetë hera e fundit që Orin do e shohim si moderatore në ekran, sepse ajo ka marrë një vendim drastik. Mbrëmjen e sotme Nebijaj ishte e ftuar në emisionin “Binjakët”, në të cilin zbuloi se do të heqë dorë përfundimisht nga televizioni. Ajo tha se ka rënë dakord me drejtuesit që të mbyllë këtë sezon, duke qenë se mund ta ndiqte në të njëjtën kohë me fushatën.

“Do ta lë televizionin, sepse unë do bëhem deputete. Edhe nëse nuk do bëhem deputete, do të largohem, sepse unë do të jem në politikë”, u shpreh Ori e bindur për vendimin e saj.

Kujtojmë se Ori Nebijaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike si zëdhënëse dhe ka kandiduar për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlliçit. Mirëpo pas disa vitesh, Ori vendosi të hiqte dorë nga angazhimi politik për t’u fokusuar tek puna e saj në televizion.

Ori i është bashkuar televizonit “Top Channel” prej kohësh, ku i janë besuar formate të rëndësishme si “Ëake Up”, të cilin e prezanton me Isli Islamin, apo “Pushime On Top” që e ka drejtuar së bashku me Flori Gjinin.

Të këshilluara

Ivanka Trump merr vaksinën kundër Covid-19

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka zbuluar se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit. Përmes rrjetit të saj soc...

18:35

Ndërron jetë reperi Black Rob

Reperi Black Rob ka ndërruar  jetë në moshën 51 vjeçare. Lajmi u konfirmua nga ish- shoku i tij i grupit, Mark Curry, përmes një video në rrjetin e tij socia...

19:10

Meghan Markle, letër për Princ Philip

Mediat e huaja raportuan se Meghan Markle nuk do të ishte e pranishme në funeralin e Princ Philip për shkak të shtatzanisë së rënduar. Megjithatë sipas tyre,...

17:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI