Flash

Ndahet Can Yaman dhe Diletta Leotta vetem pak kohë përpara dasmës

Lapsi.al 17 April 2021
Ndahet Can Yaman dhe Diletta Leotta vetem pak kohë përpara dasmës

Thashethemet e orëve të fundit kanë vënë në dyshim lidhjen e dashurisë së aktorit të njohur me origjinë shqiptare Can Yaman dhe prezantueses italiane Diletta Leotta. Thuhet se romanca e çiftit po kalon një krizë dhe për këtë, fansat po ndjekin edhe lëvizjet e fundit të aktorit dhe prezantueses së njohur. Siç raporton “gossipetv.com”, historia e dashurisë, për të cilën gjithmonë ka pasur shumë dyshime, dukej se po ecte me hapa të shpejtë, madje aktori, në një udhëtim të fundit të tij në Itali, i bëri edhe një propozim shumë romantik për martesë partneres së tij.

Megjithatë, në një kohë kur pritej që dasma të organizohej sa më parë, gjithçka duket se është shembur. Vetëm disa ditë më parë ata ishin të lumtur para kameras ndërsa kaluan bashkë Pashkët, nën shoqërinë e një veze të madhe e të personalizuar prej çokollate.

Në një intervistë të fundit me VanityFair, Can Yaman tregoi për marrëdhënien e tij me Diletta Leotta, duke konfirmuar se gjërat mes tyre, përtej thashethemeve, ishin në rrugë shumë të mbarë.

Ai e përcaktoi dashurinë e tyre si besnike, madje foli edhe për përgjegjësitë dhe konfidencialitetin që i kishin premtuar njëri-tjetrit qysh në fillim. Edhe pse propozimi me banderolën në ajër u duk si diçka e sajuar për të marrë më shumë vëmendje, romanca ishte vërtet në ditët e saj më të mira.

Po tani çfarë po ndodh?

Në një video që po bën xhiron e mediave sociale shfaqet Diletta Leotta kur përballet me pyetjen se ku është Can Yaman - 'Pa koment'. Prezantuesja është parë duke ecur vetëm në rrugët e Milanos dhe nuk u ndal pas pyetjes së paparacit.

Ndërkohë, Can është në Turqi. Për ta konfirmuar këtë, është postuar një foto e nënës së tij, Guldem, në shoqërinë e djalit të saj.

Nga ana tjetër, profili i Can Yaman në Instagram është mbyllur. Faqja shfaqet e zbrazët, pa asnjë fotografi ose përmbajtje të çfarëdo lloji. Vetë aktori nuk e ka shpjeguar arsyen e vendimit të tij, madje nuk ka asnjë të dhënë që mund të na bëjë të kuptojmë se çfarë po ndodh. Për shkak të këtij vendimi të papritur, fansat kanë nisur dyshimet. Hipoteza më e besueshme është që Can e ka mbyllur Instagramin për t’iu shmangur lumit të kritikave për jetën e tij private.

Të këshilluara

Bebe Rexha publikon baladën e re (VIDEO)

Bebe Rexha ka publikuar këngën e saj të radhës nga albumi në ardhje, “Better Mistakes”. “Sabotage” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit bal...

17:24

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI