Flash

Përse familja Gucci ndihet e ofenduar nga filmi "House of Gucci"

Lapsi.al 16 April 2021
Përse familja Gucci ndihet e ofenduar nga filmi "House of Gucci"

Teksa nëpër rrjete sociale qarkullojnë vazhdimisht foto nga skenat e xhirimit të “House of Gucci”, filmi i ardhshëm i Ridley Scott që do të trajtojë vrasjen e Maurizio Gucci-t, familja e famshme duket e alarmuar.

“Ne jemi vërtet të zhgënjyer. Unë flas në emër të familjes," tha për Associated Press Patrizia Gucci, një nga kushërirat e dyta të Maurizio-s.

"Ata po vjedhin identitetin e një familjeje për të fituar, për të rritur të ardhurat e sistemit Hollywood. Familja jonë ka një identitet, privatësi. Mund të flasim për gjithçka, por ekziston një kufi që nuk mund të kalohet.”

Familja Gucci e tmerruar nga filmi: ‘Turp’

LADY GAGA DHE ADAM DRIVER SI PATRIZIA REGGIANI DHE MAURIZIO GUCCI.

Patrizia Gucci i tha Associated Press se u takua me gruan e Ridley Scott, Giannina Facio, për të diskutuar për filmin, por nuk dëgjoi më gjë prej saj. Patrizia vuri në dukje pasaktësitë e pretenduara me materialin burimor të filmit – libri i Sara Gay Forden "Shtëpia e Gucci-t: Një histori e bujshme e vrasjes, çmendurisë, magjepsjes dhe lakmisë" - si një nga shqetësimet kryesore të familjes së saj, së bashku me mungesën e kontakteve aktuale me kompaninë e produksionit.

“Gjyshi im [Aldo Gucci] ishte një burrë shumë i bukur, si të gjithë Gucci-t, dhe shumë i gjatë, me sy blu dhe shumë elegant. Ai po luhet nga Al Pacino, i cili tashmë nuk është shumë i gjatë, dhe kjo foto e tregon atë si të shëndoshë, të shkurtër, vërtet të shëmtuar. Turp, sepse nuk i ngjan aspak,” tha Patrizia.

Familja Gucci e tmerruar nga filmi: ‘Turp’

ALDO GUCCI

Familja Gucci e tmerruar nga filmi: ‘Turp’

AL PACINO

Sa i përket portretizimit nga Jared Leto për babanë e saj, Paolo Gucci , ajo tha, “E tmerrshme, e tmerrshme. Unë akoma ndihem e ofenduar”. Sipas saj, familja do të marrë hapa të tjerë.

Familja Gucci e tmerruar nga filmi: ‘Turp’

PAOLO GUCCI

Familja Gucci e tmerruar nga filmi: ‘Turp’

JARED LETO

Në “House of Gucci”, Adam Driver luan rolin e nipit të themeluesit të shtëpisë së modës Guccio Gucci, Maurizio, vrasja e të cilit në vitin 1995 organizua nga ish-gruaja e tij Patrizia Reggiani, e cila do të interpretohet nga Lady Gaga. E konsideruar nga mediat si "Vejusha e Zezë”, Reggiani qëndroi 18 vjet burg për punësimin e vrasësit.

anabel

Të këshilluara

Bebe Rexha publikon baladën e re (VIDEO)

Bebe Rexha ka publikuar këngën e saj të radhës nga albumi në ardhje, “Better Mistakes”. “Sabotage” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit bal...

17:24

J Balvin së shpejti baba

J Balvin do të bëhet baba! Të enjten, 15 prill, këngëtari 35-vjeçar kolumbian dhe e dashura e tij 27-vjeçare, Valentina Ferrer, njoftuan se po presin fëmijën e ...

15:41

Don Xhoni një kërkesë për TikTok

Don Xhoni është reperi më i ri, i cili spikati në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit. Freestyle “Make a pose” është bërë mjaft virale në rrjet duke thye...

15:02

Brad Pitt fotografohet në karrige me rrota

Ylli i Holliwood-it, Brad Pitt u pa duke dalë nga një qendër mjekësore në Beverly Hills me një karrocë, duke shkaktuar shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore...

11:52

Një grua në postin drejtues të Reuters

Alessandra Galloni është gruaja që për herë të parë pas 170-vjetësh merr drejtimin e dhomës së lajmeve në kompaninë e famshme britanike "Reuters". Galloni, q...

11:19

Elvana Gjata publikon albumin e ri

Elvana ka lajmëruar para pak ditëve se do të publikojë këngën e saj më të re. Ajo ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “Çelu”, ndërkohë që ajo shfaqet duke ...

10:46

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI