Flash

Një grua në postin drejtues të Reuters

Lapsi.al 16 April 2021
Një grua në postin drejtues të Reuters

Alessandra Galloni është gruaja që për herë të parë pas 170-vjetësh merr drejtimin e dhomës së lajmeve në kompaninë e famshme britanike "Reuters".

Galloni, që do të drejtojë lajmet në këtë agjenci, është me shtetësi italiane.

Sapo është mësuar lajmi, nënsekretari i punëve evropiane, Vincenzo Amendola, e ka quajtur “krenari italiane” 47-vjeçaren me origjinë nga Roma.

Alessandra Galloni do të zëvendësojë postin që mbante Stephen Adler që nga viti 2011. Me Adler në krye, për 10 vjet, "Reuters" ka fituar 7 çmime Pulitzer.

Alessandra Galloni është me eksperiencë në ekonomi dhe politikë dhe njohëse e 4 gjuhëve të huaja. Përpara se të kalonte në agjencinë "Reuters" në vitin 2013, si drejtoreshë e rrjetit të korrespondentëve, rreth 200 të tillë në gjithë botën, shkruante për "Wall Street Journal". Eshtë diplomuar në Harvard me master në London School of Ecnonomics.

“Prej 170-vitesh, "Reuters" është një agjenci e pavarur dhe e besueshme për mbulimin e lajmeve botërore. Për mua është një vlerësim që të drejtoj një redaksi me gazetarë të rinj e të talentuar”,- tha Galloni gjatë prezantimit të saj.

Të këshilluara

Elvana Gjata publikon albumin e ri

Elvana ka lajmëruar para pak ditëve se do të publikojë këngën e saj më të re. Ajo ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “Çelu”, ndërkohë që ajo shfaqet duke ...

10:46

John Travolta përkujton djalin e ndjerë

Aktori John Travolta së fundmi ka përkujtuar djalin e tij të ndjerë Jett . Përmes rrjetit të tij social, Instagram, Travolta ka postuar një foto të tyre bard...

15:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI