Flash

J Balvin së shpejti baba

Lapsi.al 16 April 2021
J Balvin së shpejti baba
J Balvin do të bëhet baba! Të enjten, 15 prill, këngëtari 35-vjeçar kolumbian dhe e dashura e tij 27-vjeçare, Valentina Ferrer, njoftuan se po presin fëmijën e tyre të parë me një foto bardhë e zi në kopertinën e Vogue Mexico. "Se va agrandado la familia", shkroi modelja në Instagram, që përkthehet: "Familja po rritet". Në intervistën me Vogue, Valentina foli rreth shtatzënisë dhe se si e kuptoi se ishte gati të bëhej nënë. "Pas karantinës, thashë: 'Ky është momenti im. Jo, jo momenti im. Ky është momenti i fëmijës tim." Si e priti këngëtari lajmin? Ferrer thotë se J Balvin "ngriu". "Ai ishte i lumtur, por reagimi ishte si një telefonatë nga Zoom që ngec se nuk ka më WiFi. Qëndroi i ngrirë. Unë ia thashë personalisht, jo përmes telefonit, por kështu reagoi ai." J Balvin dhe Valentina u takuan për herë të parë në vitin 2017, gjatë xhirimeve për klipin e këngës "Sigo Extrañándote". Nuk dihen shumë detaje për marrëdhënien e tyre, sepse dyshja ka zgjedhur të jetë shumë private.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by VALENTINA (@valentinaferrer)

Të këshilluara

Don Xhoni një kërkesë për TikTok

Don Xhoni është reperi më i ri, i cili spikati në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit. Freestyle “Make a pose” është bërë mjaft virale në rrjet duke thye...

15:02

Brad Pitt fotografohet në karrige me rrota

Ylli i Holliwood-it, Brad Pitt u pa duke dalë nga një qendër mjekësore në Beverly Hills me një karrocë, duke shkaktuar shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore...

11:52

Një grua në postin drejtues të Reuters

Alessandra Galloni është gruaja që për herë të parë pas 170-vjetësh merr drejtimin e dhomës së lajmeve në kompaninë e famshme britanike "Reuters". Galloni, q...

11:19

Elvana Gjata publikon albumin e ri

Elvana ka lajmëruar para pak ditëve se do të publikojë këngën e saj më të re. Ajo ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “Çelu”, ndërkohë që ajo shfaqet duke ...

10:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI