Flash

Në varrimin e Prince Philip askush nuk do të vesh uniformë ushatarake

Lapsi.al 15 April 2021
Në varrimin e Prince Philip askush nuk do të vesh uniformë

Në varrimin e gjyshit të tij, princi Harry nuk pritet të veshë një uniformë ushtarake pasi u tërhoq nga rolet mbretërore.

Duka i Sussex-it humbi rolin si Kapiten i Përgjithshëm i Marinasve Mbretëror, të cilin e mori nga gjyshi, si dhe dy pozicione të tjera ushtarake nderi, rrjedhimisht ai nuk mund të veshë uniformat zyrtare dhe ka të ngjarë të arrijë në shërbimin e së shtunës i veshur me një kostum si ish-ushtarakët e tjerë ndryshe nga i ati Princi Charles dhe i vëllai, Ëilliam.

Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se të gjithë anëtarët e e familjes Mbretërore do të veshin kostum të zi të thjeshtë në varrimin e Dukës së Edinburgut, Princit Philip, që do të mbahet këtë të shtunë.

Ky vendim është marrë nga vetë Mbretëresha në mënyrë që funerali të paraqesë një front të bashkuar familjar.

Si një ish-kapiten me Kalorësinë e Familjes, Princi Harry ka të drejtë të veshë vetëm një kostum të thjeshtë, me çdo medalje që është dhënë gjatë detyrave të tij ose nga Mbretëresha.

Mbretëresha ka vendosur që, për të ruajtur unitetin familjar dhe për të kursyer Harryn nga çdo poshtërim publik, të gjithë do të vishen njësoj. Besohet të jetë hera e dytë në më shumë se një shekull që anëtarët e Familjes Mbretërore nuk kanë veshur uniformë në varrimin e një monarku ose bashkëshortit të tyre.

Ky gjest është një shprehje e tolerancës publike për Harry-n pas intervistës së bujshme me bashkëshorten e tij, Meghan Markle, ku hodhën akuza të rënda për familjen Mbretëore.

Të këshilluara

Harry dhe William thyejnë akullin mes tyre

Princi Harry dhe Princi William nuk do të takohen deri të shtunën, për varrimin e gjyshit të tyre, Princit Philip. Mediat e huaja raportonë se vëllezërit kanë ...

16:01

Aktori turk i jep fund lidhjes 3 vjecare

Mediat turke kanë raportuar së fundmi se aktori Çagatay  Ulusoy i ka dhënë fund lidhjes 3-vjeçare me partneren e tij, Duygu Sarisin. Sipas tyre , Duygu ishte...

15:18

Atletet e Kanye West dalin në ankand

Atletet që Kanye West veshi për herë të parë në “Grammy 2008” do të dalin në ankand për vlerën e më shumë se 1 milion dollarëve dhe mendohet se do të bëjnë hist...

14:11

Aktorët turk, prindër për herë të tretë

Berguzar Korel dhe Halit Ergenc kanë ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat. Aktorët turq kanë zbuluar se do të bëhen prindër për herë të tretë.Berg...

14:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI