Flash

Arbenita heq dyshimet e fansava për sa i përket shtatëzanisë

Lapsi.al 15 April 2021
Arbenita heq dyshimet e fansava për sa i përket shtatëzanisë

Ditëve të shtatzënisë po i vjen fundi dhe shumë shpejt, çifti shumë i njohur për publikun, Fero dhe Arbenita Ismajli, do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Në muajin shkurt, “Iconstyle.al” zbuloi shtatzëninë e Arbenitës, duke publikuar një foto të sajën me barkun e rrumbullakosur, që konfirmonte pritjen e ëmbël.

Kjo foto u shkrep gjatë ceremonisë së kurorëzimit të tyre, të cilin u munduan ta mbajnë sa më të fshehtë.

Me zbulimin e lajmit të pritjes së ëmbël, Arbenita dhe Fero vendosën të mos fshihen më, teksa modelja ka publikuar herë pas here në llogarinë e saj në Instagram poza me barkun e rrumbullakosur.

Madje, Fero ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që po presin të vijë në jetë. Ai dhe bukuroshja do të bëhen me vajzë, të cilën jemi të gjithë kuriozë ta shohim.]

Së fundmi nuk kemi pasur më lajme nga çifti, ndaj ndjekësit kanë dyshuar nëse bebushi ka ardhur në jetë. Ndaj, Arbenita i është përgjigjur të gjithëve me një video të sajën në InstaStory, ku tregon gjithashtu si duket në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

“Ditët e fundit nëse dikush është shqetësuar.”- ka shkruar ajo.

Të këshilluara

John Travolta përkujton djalin e ndjerë

Aktori John Travolta së fundmi ka përkujtuar djalin e tij të ndjerë Jett . Përmes rrjetit të tij social, Instagram, Travolta ka postuar një foto të tyre bard...

15:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI