Flash

Kush do të jetë Duka i ardhshëm i Edinburgh

Lapsi.al 14 April 2021
Kush do të jetë Duka i ardhshëm i Edinburgh

Princi Philip kur u martua me princeshën Elizabeth II, mori titullin “Duka i Edinburgut”.

Lind pyetja, tani pas vdekjes së tij, kush do të jetë duka i ardhshëm?

Sipas ”Letters Patent” të lëshuar nga George VI, do t’i takonte princit Charles të bëhej duka i ardhshëm i Edinburgut, por në vitin 1999, në prag të dasmës së Edward me Sophie Rhys-Jones, Pallati Buckingham bëri të ditur se mbretëresha kishte vendosur se kur Charles të bëhej mbret, do të jetë djali i tij më i vogël, përkatësisht princi Edward, që do të bëhet Duka i Edinburgut.

Njerëzit janë bërë kuriozë të dinë kush do t’i trashëgojë pronat dhe pasurinë e Dukës.

Si burri i Mbretëreshës, ai kishte të ardhura mujore nga Granti Sovran prej rreth 500,000 dollarë në vit.

Nuk dihet nëse ai vazhdoi të merrte këtë pagë pas vitit 2017 kur dha dorëheqjen nga detyrat e tij mbretërore por vazhdoi të kishte qasje në të ardhura nga prona personale, toka dhe pasuritë e paluajtshme. Ai dhe Mbretëresha Elizabeth ndanë aksione dhe tokë që ai bleu nga familja e tij, të tilla si Balmoral Castle dhe rezidenca e Sandringham.

Duke qenë se shumica e pronave të Princit Philip janë në pronësi të përbashkët me Mbretëreshën Elizabeth, besohet se ajo do të vazhdojë t’i mirëmbajë ato. Ata gjithashtu mund të ndahen me katër fëmijët e tij.

Në kohën kur ai vdiq, pasuria totale e Princit Philip ishte afër 30 milion dollarë, sipas të dhënave nga “Celebrity Net Worth”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI