Flash

Harry dhe William thyejnë akullin mes tyre

Lapsi.al 14 April 2021
Harry dhe William thyejnë akullin mes tyre

Princi Harry dhe Princi William nuk do të takohen deri të shtunën, për varrimin e gjyshit të tyre, Princit Philip.

Mediat e huaja raportonë se vëllezërit kanë komunikuar në telefon menjëherë pasi Harry mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar të dielën pasdite.

Pritet që William dhe Harry të lënë pas mosmarrëveshjet e tyre për hir të Mbretëreshës dhe anëtarëve të tjerë të Familjes Mbretërore, pasi ata ribashkohen për herë të parë në më shumë se një vit.

“Ata e dinë se nuk ka të bëjë me ta, ka të bëjë me nderimin e kujtimit të gjyshit të tyre dhe mbështetjen e gjyshes së tyre. I gjithë fokusi është te Mbretëresha. Asnjë përjashtim. Një familje e bashkuar”, thanë burimet.

Kate, Dukesha e Cambridge, pritet të veprojë si ndërmjetëse midis vëllezërve dhe të sigurojë që asgjë të mos shkojë keq të shtunën.

Kujtojmë se gjatë intervistës së bujshme për Oprah Winfrey, Princ Harry zbuloi se ai nuk komunikon fare me vëllain e tij, Princin William dhe as me të atin. Për këtë të fundit Harry u shpreh:

“Kur dolëm nga familja mbretërore, ai nuk më përgjigjej në telefon për shumë kohë. Tani gjërat janë zbutur pak, por prapë nuk janë mirë. Megjithatë ai është im atë dhe e dua shumë.”

Raportet mes dy djemve s’kanë qenë aspak të mira, madje Princi William është ende i tronditur nga kjo intervistë.

“William mendon se Harry e ka kaluar masën dhe s’po njeh më limite që kur ka shkuar në Hollywood. Ai e akuzoi duke i thënë se gjatë asaj interviste vendosi famën para familjes së tij të madhe.”- janë shprehur burime për US Weekly.

Të këshilluara

Aktori turk i jep fund lidhjes 3 vjecare

Mediat turke kanë raportuar së fundmi se aktori Çagatay  Ulusoy i ka dhënë fund lidhjes 3-vjeçare me partneren e tij, Duygu Sarisin. Sipas tyre , Duygu ishte...

15:18

Atletet e Kanye West dalin në ankand

Atletet që Kanye West veshi për herë të parë në “Grammy 2008” do të dalin në ankand për vlerën e më shumë se 1 milion dollarëve dhe mendohet se do të bëjnë hist...

14:11

Aktorët turk, prindër për herë të tretë

Berguzar Korel dhe Halit Ergenc kanë ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat. Aktorët turq kanë zbuluar se do të bëhen prindër për herë të tretë.Berg...

14:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI