Flash

Brad Pitt lë aktrimin për t’ju futur modës

Lapsi.al 14 April 2021
Brad Pitt lë aktrimin për t’ju futur modës

Bad Pitt do të vijë së shpejti në rolin e stilistit përmes koleksionit të quajtur “BP Signature”.

Ai ka bashkuar forcat me markën italiane të veshjeve për meshkuj “Brioni”, aktori ka qëllim që të prezantojë koleksionin unik, të dizenjuar posaçërisht për stilin e veshjes së tij.

Kjo është hera e parë që marka në pronësi të shtëpisë luksoze bën një bashkëpunim të tillë edhe pse aktori është fytyra reklamuese e Brionit që nga vitin 2019.

Sipas një njoftimi për shtyp, koleksioni me shtatë cope përfshin “një kostum, një triko prej kashmiri me mëngë të gjata, një xhaketë sportive prej kashmiri, një pallto të lehtë dhe një xhaketë prej kadifeje me pantallona të leshta dhe këmishë pambuku”.

Përsa i përket jetës personale të aktorit, lufta ligjore midis tij dhe Angelina Jolie po bëhet më e shëmtuar nga dita në ditë. Së fundmi aktorja Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt.

Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.

Të këshilluara

Rikthehet pas një viti eventi i Met Gala

Met Gala më në fund do të rikthehet pas një viti pushim, por do të zhvillohet më 13 shtator, jo në maj siç është tradita. Pas ngjarjes së anuluar të vitit 2020,...

15:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI