Flash

Jennifer Aniston, së shpejti nënë për herë të parë

Lapsi.al 13 April 2021
Jennifer Aniston, së shpejti nënë për herë të

Ribashkimi i aktorëve të serialit “Friends”, ishte një nga lajmet më të bukura që mund të merrnin fansat e serialit të famshëm. Disa ditë më parë faqja zyrtare e serialit zbuloi se kanë nisur xhirimet dhe se “Friends” do të nisë transmetimin së shpejti.

“Friends: The Reunion do të vijë në HBO Max,”- shkruhej në postim.

Ndërkohë së bashku me këtë lajm të madh, edhe aktorja Jennifer Aniston ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm nga jeta e saj private. Aktorja, që luan rolin e Rachel Green, ka treguar se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Burime për “Closer” kanë treguar se Jennifer ka vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimorja “Casa Hogar Sion” në Meksikë. Aktorja ka ndihmuar gjithmonë jetimët dhe miqtë e saj kanë zbuluar se procesi i adoptimit do të finalizohet në muajin qershor.

“Jen mendoi se ribashkimi ishte koha perfekte për t’i dhënë skuadrës lajmin e madh të fëmijës. Ndërsa vajzat e dinin prej kohësh, duke qenë se takohen vazhdimisht bashkë, ajo mendoi se do të ishte mirë që t’ua tregonte edhe djemve kur të jenë të gjithë bashkë.

Duke qenë se kanë kaluar shumë orë bashkë për gati një dekadë, ata dinë çdo detaj për jetën e njëri-tjetrit dhe e kanë mbështetur Aniston gjatë ditëve më të vështira duke përfshirë problemet e Courtney me fertilitetin dhe divorcin e dhimbshëm të Jennifer me Brad Pitt”, ka thënë një burim pranë Aniston.

Të këshilluara

Kriss Jenner, një dhuratë Jordy Woods

Që prej momentit që u zbulua lidhja e fshehtë mes Tristan Thompson dhe Jordyn Woods, kjo e fundit u shpall armike e familjes Kardashian-Jenner. Mirëpo së fundmi...

09:41

Kush ishin veshjet më të mira të Bafta 2021

Prej më shumë se një viti, magjia e tapetit të kuq është zbehur, por jo dëshira e yjeve për të shkëlqyer njësoj! Ndryshe nga vitet e tjera u vu re dhe mungesa e...

14:20

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI