Flash

Harry nuk do mund të nderojë gjyshin e tij me unifromë ushtarake

Lapsi.al 12 April 2021
Harry nuk do mund të nderojë gjyshin e tij me unifromë ushtarake

Në varrimin e gjyshit të tij, princi Harry nuk pritet të veshë një uniformë ushtarake pasi u tërhoq nga rolet mbretërore.

Duka i Sussex-it humbi rolin si Kapiten i Përgjithshëm i Marinasve Mbretëror, të cilin e mori nga gjyshi, si dhe dy pozicione të tjera ushtarake nderi, rrjedhimisht ai nuk mund të veshë uniformat zyrtare dhe ka të ngjarë të arrijë në shërbimin e së shtunës i veshur me një kostum si ish-ushtarakët e tjerë ndryshe nga i ati Princi Charles dhe i vëllai, Ëilliam.

Vdekja e Princit Philip shkaktoi dhimbje të madhe në familjen mbretërore, por po shërben edhe si një mënyrë për të bërë bashkë gjithë pjesëtarët. Ditën e djeshme është mësuar se princ Harry ka mbërritur në Britani, për herë të parë që pas largimit nga pallati mbretëror së bashku me Meghan Markle. The Sun ka mësuar se Harry mbërriti dje nga një fluturim i British Airëays në Aeroportin Heathroë të Londrës rreth orës 13:15.

Thuhet se ai mbante të veshur një palë xhinse, xhaketë dhe një maskë të zezë e me të mbërritur në aeroport është larguar me makinë drejt pallatit mbretëror. Burimet kanë konfirmuar se ai duhej të udhëtonte menjëherë drejt Britanisë, pasi duhej të qëndrojë disa ditë e i karantinuar para ceremonisë së lamtumirës së Princit Philip. Gjithashtu thuhet se ai do të qëndrojë në Nottingham Cottage, shtëpia ku jetoi me Meghan para martesës.

Të këshilluara

Publikohet lista e fituesve të Bafta 2021

Ceremonia e çmimeve “Bafta” këtë vit u prezantuan nga Dermot O’Leary, Clara Amfo dhe Edith Bowman. Treshja organizuan një ceremoni të shpërndarë gjatë dy netëv...

10:08

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI