Flash

Pse këtë herë duhet votuar numri 13

Lapsi.al 11 April 2021
Pse këtë herë duhet votuar numri 13

Para tri ditesh isha te zyrat e qendres se re te VV ne rrugen Hoxha Tahsim, dhe gjeta te njejten atmosfere si 1 vit me pare kur isha ne Prishtine per te takuar miq e aktiviste, nje pjese qe prej periudhes universitare.

Gjeta aktiviste qe vrapojne, atmosfere te ndezur, te rinj nga Gjilani, Ferizaj, e gjithe Kosova, te angazhuar me mish e shpirt ne fushate tek i sheh qe marshojne ne çdo lagje te Tiranes dhe neper qendra te tjera te qarkut.

Miq te mite qe i kane takuar ne rruge, u ka bere pershtypje komunikimi i tyre, ata nuk e dine qe aktivistet e VV jane te stervitur ne terren, kane formim politik, dhe mbi te gjitha kane perkatesine shume te forte qe ua thjeshton komunikimin.

Po e bej kete postim, jo per te rishprehur mbeshtjetjen time per ata aktiviste politike qe kane zgjedhur mes gjithe pengesave te kandidojne si te pavarur ne nje sistem e kod zgjedhor qe eshte komplet armiqesor me ta, po per te hedhur poshte gjithe ata qe nga pozitat komode, shpesh dhe cinike, apo dhe nga ankthi i qendrimit te Rames akoma ne pushtet, shprehin dyshim per mbeshtetjen e kandidateve te pavarur, Boikenit ne Tirane, Iljazit ne Lezhe, Nikut ne Gjirokaster dhe Elton Debreshit ne Diber.

Ju ngaterroni aktiviste prej dekadash me puçrra qe shperthejne para zgjedhjeve, ngaterroni aksione politike me profile te qarta dhe kumt, me ca konkurente X Factor qe duan te ngjajne mire para jurise, ne kete rast pushtetit.

Ngaterroni ata qe kane nje program politik dhe qe eshte perqafuar nga qindra mijera tanime nder treva, me ca qe lajne hesapet personale me njeri-tjetrin e ndonje dhe hesapet e bankes.

Çfare prisni ju, qe t'ju vije pakete zgjidhja, si dhe kur e doni ju?!

Do ju ftoja vetem te konsultonit sipas mundesive, vetem njeren prej teoricieneve me te ndritura qe njoh, Elizabeth Noelle-Neuman, me persiatjen e saj per formimin e opinionit publik.,e dini se çfare thote ajo?

Ne teorine e saj te "Spirales se Heshtjes", ajo thote qe njerezit kane frike te thyejne mendimin konformist qe mund te dominoje ne nje moment te caktuar, per t'u bashkuar me nje ide alternative, kundershtuese, me nje kunderdiskurs, sepse mendojne qe nuk eshte momenti, por me kete logjike njerezimi ne tere ekzistencen e vet do kish mbetur ne vend, e me keq akoma ne diktature - e jo, mos mendoni ne diktaturen e dhunes, shume me keq, ne diktaturen e konsesusit - ku ta gjesh dhunen..ku ka dhune tregon se ka dhe rezistence.

Ndaj duhet pare perspektiva.

Vota eshte si enzima qe mund ta pershpejtoje nje levizje qe ka nisur e i ka rrenjet e thella nga ka buruar, e gjithe çeshtja nuk jane votimet, por çfare ndodh me ate vullnet qe ju keni shprehur pas dites se votimit.

Sinqerisht t'ju pyes, me verte mendoni se Shqiperia do te shpetoje me nje rotacion, te cilin sigurisht qe e mbeshtes, po nuk mendoj se ka per te sjelle ndryshimin thelbesor qe te gjithe presim.

A mendoni se do shkoje dikush ne burg pas rotacionit, sinqerisht?

A mendoni se do te marre fund oligarkia dhe shqyerja e pasurive kombetare me rotacionin, sinqerisht?

A mendoni se do mbaroje betonizimi dhe perdhunimi i çdo centimetri te hapesires sone te perbashket me rotacionin, sinqerisht?

A mendoni se do shpetoje bregdeti me rotacionin,.sinqerisht?

Po kazma ndaj trashegimise? Po emigracioni?

E keni idene se çfare fuqie ka nje 1 kandidat i pavarur i mbeshtetur nga levizje mirfilltazi te rrenjes, krahasuar me 70 qe nuk duan te merzitet kryetari?

E keni idene se çdo te thote 4 deputete te lire ne Kuvend?

Po sikur neser shumicen per te votuar qeverine e re ta prodhojne ata?

Edhe nga ana pragmatike, opozites duhet t'i interesoje qe kandidatet e pavarur te ecin, nese flet gjithe kohes per front opozitar, se nese nuk do, atehere nuk eshte anti-rame, por pas-rame..

Ka nje pjese te elektoratit qe nuk do t'i votonte kurre, me mire me frontin opozitar, apo me mire te shfryjne ne shtepi?

Me kete dua t'u drejtohem dhe shume miqve me bindje prej verteti te majta, te votosh Ramen sot, eshte njelloj si te votosh Erdoganin apo Putinin, absolutisht asnje ndryshim ne koncept, te programi i VV dhe te retorika e Eltonit, me ne fund do gjeni artikulim politik qe kerkojne zgjidhje bazuar ne nuanca te qarta te social-demokracise..

Thene keto, historia jane levizjet e reja, gervishtja ne ndjeshmerine publike qe sjellin, idete shkundese, e mundshmja, ndryshimi i pritur, i aspiruar, jo rotacioni te i njejti aks, me te njejtet zare te kushinetes.

Nuk ju kushton asgje te konsultoni propozimet kurajoze te levizjeve te rrenjes, qe kerkojne ndryshim prej rrenjes.

Marrë nga Facebok i autorit Ervin Goci

Të këshilluara

Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi

Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti ankesash nga punonjësit e Albkontroll, gjë që degjeneroi me mbylljen e të vetmit aeroport...

17:16

Tani e kanë krejt, po a ishte drejt?

Shumica e re qeverisëse e Kosovës e ka realizuar një pjesë të slloganit të fushatës së fundit, për të marrë KREJT pushtetet, në mënyrë që të prodhojë një ndrysh...

20:19

Një vaksinë për kinezëritë e Ramës

Mjaftuan vdekjet e paqarta të dy të moshuarve, të cilét morën dozën e parë të kinezes CoronaVac, që çadra e stërmadhe e ngritur për vaksinimin në sheshin Skënde...

15:09

Të sfidosh jetën, për të urryer Ramën

Edi Rama është angazhuar prej ditësh në rolin e një shtetari serioz, të merakosur për shëndetin e militantëve të opozitës që tubohen në rrugë dhe sheshe kundër ...

19:59

Përtej rrahjes së shpatullave prej Makronit

Rrahja e shpatullave të Edi Ramës nga presidenti francez Makron, duket në pamje të parë si një dhuratë e paçmuar për kryeministrin shqiptar që sapo ka hyrë në f...

17:42

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI