Flash

Video e Elon Musk që po bën xhiron e rrjetit

Lapsi.al 10 April 2021
Video e Elon Musk që po bën xhiron e rrjetit

Startupi* i Elon Musk për çipat në tru publikoi disa pamje, ku shfaqet një majmun që luan në një video-lojë pasi i ishte implantuar teknologjia e re.

Startup - një kompani fillestare e themeluar nga një ose më shumë sipërmarrës për të zhvilluar një produkt ose shërbim të ri.

Videoja e Neuralink tregon Pager, një majmun nëntëvjeçar macaque, duke luajtur Mind Pong. Neuralink qe në gjendje të parashikonte lëvizjet e duarve.

"Produkti i parë i Neuralink do të lejojë dikë me paralizë të përdorë një smartphone me mendje më shpejt sesa dikush që përdor gishtin," shkroi Musk të enjten.

Neuralink punon duke regjistruar dhe dekoduar sinjalet elektrike nga truri dhe duke përdorur më shumë se 2,000 elektroda të implantuara në rajone të korteksit motorik të majmunit, që koordinojnë lëvizjet e duarve dhe krahëve, thuhet në video.

Bashkë-themeluar nga Musk në vitin 2016, Neuralink me bazë në San Francisko synon të implantojë çipa në tru për të ndihmuar në kurimin e kushteve neurologjike si Alzheimer, demenca dhe dëmtimet e palcës kurrizore, megjithëse teknologjia është ende në fazat e saj të hershme.

https://www.youtube.com/watch?v=2rXrGH52aoM

Të këshilluara

Çfarë dëshirash la pas Prince Philip

Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 99-vjeçare. Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur Pallati Mbretëro...

10:39

Ndahet nga jeta reperi DMX

Reperi i njohur, DMX është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare. Këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit. “Ne jemi shumë të pikëlluar të njofto...

10:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI