Flash

Ndahet nga jeta reperi DMX

Lapsi.al 10 April 2021
Ndahet nga jeta reperi DMX

Reperi i njohur, DMX është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare. Këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

“Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i të cilit është Earl Simmons, vdiq në moshën 50-vjeçare në Spitalin White Plains”, thuhej në njoftimin e tyre.

Ai ishte shtruar në spital që java e kaluar kur pësoi sulm në zemër në shtëpinë e tij në New York. Qindra persona thuhet se u mblodhën të hënën për t’u lutur dhe për të ofruar mbështetje për DMX, ndërsa ai mbetej i shtruar në spital pas një sulmi në zemër që pësoi të premten.

“News 12” raportoi se rreth 500 njerëz u mblodhën jashtë White Plains, në Nju Jork, spitalin ku reperi po trajtohej.

Avokati i tij, Murray Richman, konfirmoi për CNN të dielën se DMX kishte pësuar një sulm në zemër rreth orës 11:00 të premten në shtëpinë e tij në White Plains dhe u dërgua me anë të ambulancës në një spital lokal.Ai shtoi se ai nuk e dinte se çfarë mund të ketë bërë që reperi të ketë pasur një sulm në zemër. DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u fut në skenën e repit amerikan në vitet 1990, me këngë si “Party Up” dhe “Get At Me Dog”. 50-vjeçari gjithashtu ka luajtur edhe në mbi 40 filma, më të famshmit “Romeo Must Die” me këngëtaren e famshme Aaliyah pak para se ajo të ndërronte jetë, dhe “Never Die Alone”. Në vitin 2013 ai ka mbajtur një koncert në Kosovë dhe madje në një video të shpërndarë në rrjete sociale ai shihet duke vallëzuar nën ritmet e këngës shqipe.

Reperi ka marrë tre nominime ”Grammy” , në vitin 2000 dhe 2001. Dy ishin për Performancën më të mirë “Rap Solo” dhe e treta ishte për Rap-in më të mirë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI