Flash

Çfarë dëshirash la pas Prince Philip

Lapsi.al 10 April 2021
Çfarë dëshirash la pas Prince Philip

Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 99-vjeçare. Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur Pallati Mbretëror në një deklaratë zyrtare ku shkruhej:

“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.

Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.” Në muajin qershor, Princi Philip do të mbushte 100 vjeç. Ndërkohë burime nga oborri mbretëror kanë treguar se dëshira e fundit e Princ Philipit ishte të vdiste i qetë në shtëpinë e tij.

“Dëshira më e madhe e Dukës ishte për të vdekur i qetë në shtëpi”, thanë ata për prestigjozen “The New York Post”.

“Ne e dinim që kur ai erdhi në shtëpi do të vdiste me këto kushte, jo në një shtrat spitali, por në shtratin e tij,” shtuan burimet.

Po ashtu dëshira tjetër që kishte i ndjeri ishte në lidhje me funeralin e tij dhe si bashkëshort i Mbretëreshës, Princi Philip gëzon të drejtën e një funerali shtetëror.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperi DMX

Reperi i njohur, DMX është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare. Këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit. “Ne jemi shumë të pikëlluar të njofto...

10:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI