Flash

Të gjithë duan The Rock të kandidojë për president

Lapsi.al 9 April 2021
Të gjithë duan The Rock të kandidojë për president

Sipas një sondazhi të ri, të paktën 46% e amerikanëve do ta mbështesnin Dwayne Johnson (The Rock) në kandidimin presidencial. Aktori dhe ish-mundësi profesionist ka lënë të kuptohet shumë herë se politika është në planet e tij.

Sondazhi zbuloi se 29% do të mbështesnin The Rock, si president dhe aktorin Matthew McConaughey si guvernator i Teksasit, ndërsa 17% do të mbështesnin vetëm The Rock.

Përveç aktorit, sondazhi u kërkoi të anketuarve të vlerësonin nëse të tjerë të famshëm duhet të kandidonin për president. Një kandidim nga Angelina Jolie kishte mbështetjen e 30% të anketuarve, ndërsa 27% mbështesnin Oprah Winfrey dhe 22%, Tom Hanks.

Në total, rreth 63% e të anketuarve thanë se yjet e Hollywood-it, do "të bënin politikanë të mirë", nëse kanë "aftësi politike" dhe "ekipin e duhur". Sondazhi u krye në internet mes 30.138 njerëzve nga data 2 prill deri në 4 prill dhe nuk ka informacion për marzhin e gabimit.

Johnson është pyetur në lidhje me kandidimin për president në shumë raste gjatë viteve të fundit. Në vitin 2016, ai i tha revistës GQ se nuk e përjashtonte kandidaturën, duke e quajtur idenë e të qenit president "tërheqëse", ndërsa vuri në dukje se kishte "shumë gjëra të tjera" që do të donte të bënte më parë. Një vit më vonë, gjatë një interviste në The Ellen Show, Johnson tha se ai po e "konsideronte seriozisht kandidaturën për president".

Në një artikull të USA Today, botuar në shkurt të vitit 2021, The Rock tha se një vendim në lidhje me të ardhmen e tij politike do të varej nga "njerëzit".

"Do ta konsideroja një kandidim presidencial në të ardhmen, vetëm nëse kjo është ajo që njerëzit do dëshironin. Gjithçka varet nga njerëzit, kështu që unë do të pres dhe do të dëgjoj", u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI