Flash

Sërsish në ankand "Biçikleta e Turpit" e princeshë Dianës

Lapsi.al 9 April 2021
Sërsish në ankand "Biçikleta e Turpit" e

Një biçikletë Raleigh Traveller e cila ishte në pronësi të Lady Dianës, u cilësua nga shtypi anglez si “biçikleta e turpit” pasi ajo u detyrua nga zyrtarët mbretërorë ta shiste para dasmës së saj në vitin 1981 me Princ Charles. Kjo biçikletë e famshme do të dalë sërish në ankand dhe do të shitet për shifrën 20.000 paund. Kjo shumë është dyfishi i asaj kur biçikleta u shit për herë të fundit në 2018. Diana e përdori bicklitën e saj për të shkuar në punë në çerdhën Pimlico, ku punonte para se të fejohej me Princin Charlie. Megjithatë, zyrtarët e Pallatit Buckingham e konsideruan këtë biçikletë si një formë të papërshtatshme transporti për një anëtar të ardhshëm të Familjes Mbretërore, ndaj princesha u detyrua të mos e përdorte më. Biçikleta e famshme do të dalë në ankand më 28 prill në orën 10:00 dhe e gjitha do të transmetohet në internet në faqen e ankandit. Së fundmi, në një ankand në Londër janë shitur për vlerën 113,000 dollarëve koleksioni i letrave dhe kartolinave të shkruara me dorë të Princeshës Diana. Këto letra ajo ia dërgonte mikut të familjes, Roger Bramble, të cilat për gati tre dekada ata kanë qenë të fshehura në në një dollap në shtëpinë e familjes Bramble. Mësohet se ata kanë qenë të shkruara ndërmjet viteve 1990 dhe 1997. Shumica prej këtyre letrave tregojnë dramën e përjetuar nga princesha përfshirë këtu divorcin e saj, luftën me problemet e shëndetit mendor dhe presionin e medias me të cilin u përball. Këto shkrime të saj nxjerrin po ashtu në prah dhe një anë tjetër të personalitetit të saj, qesharak e argëtues.

“Ne kemi qenë të shqetësuar për portretizimet bashkëkohore të Dianës që mund të bëhen në mendjet e publikut. Ne besojmë se këto letra zbulojnë se ajo ka qenë një qenie njerëzore e dashur, e kultivuar dhe e mrekullueshme dhe se publikimi më i gjerë mund vetëm t’i japë një meritë më të madhe autores së tyre”, tha në një deklaratë, familja Bramble.

Mediat e huaja raportojnë se në një letër drejtuar Roger Bramble, e datës 19 tetor 1995, Diana i referohet me shaka Mbretëreshës si “Shefja” – dhe kjo mund të jetë arsyeja pse u shit për rreth 12,000 dollarë.

Fotot e Dianës dhe dy djemve, Williamit dhe Harry-t së bashku me një kartolinë Krishtlindjesh u përfshinë po ashtu në koleksion.

Të këshilluara

‘ The Crown’ , së shpejti me seri të reja

Seriali “The Crown”  do të fillojë xhirimet e serialit të saj të pestë në korrik. Sipas disa burimeve ,në serinë e pestë do të jenë në role aktorë të rinj. A...

14:09

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Me sytë katër

PAPARAZZI