Flash

Foto e Elton John dhe Dua Lipa i habit të gjithë

Lapsi.al 9 April 2021
Foto e Elton John dhe Dua Lipa i habit të gjithë

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet krah të madhit Elton John.

Nëpërmjet këtij postimi, Dua tregoi se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.

“Shikoni kë takova më në fund sot në prova!!! Jam shumë e ngazëllyer dhe e nderuar që do të performoj në #EJAFOscars në 25 Prill me Elton John në mbështetje të punës mahnitëse që @EJAF po bën për të ndihmuar të rinjtë në të gjithë botën që jetojnë me ose në rrezik të HIV.

U trondita kur mësova se ka 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në rritjen e ndërgjegjësimit në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV së bashku!“, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Kujtojmë që para disa kohës, ikona e muzikës, Elton John shprehu publikisht admirimin për albumin e Dua Lipës, “Future Nostalgia”.

“‘Future Nostalgia’ kapi zellin e asaj që njerëzit donin. Ata donin diçka lart, ata donin diçka argëtuese dhe çdo pjesë në album është fantastike. Ne nuk ndalemi së dëgjuari. Djemtë e mi e duan, David gjithashtu e adhuron.”, tha John.

Të këshilluara

‘ The Crown’ , së shpejti me seri të reja

Seriali “The Crown”  do të fillojë xhirimet e serialit të saj të pestë në korrik. Sipas disa burimeve ,në serinë e pestë do të jenë në role aktorë të rinj. A...

14:09

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI