Fjalët e para të Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës
Një tjetër sukses është se me këtë proces vendi fitoi edhe një opozitë të ndryshme dhe moderne, me profil krejt të kundërt nga ajo që u përmend më lart. LDK-ja rugoviste, me kryetarin e ri Lumir Abdixhiku, tregoi gjatë këtyre ditëve se di të jetë, sa bashkëpunuese dhe koherente, po aq sa parimore dhe e papërkulshme. Ajo i qëndroi me seriozitet shantazheve që i erdhën nga Vetëvendosja, por njëkohësisht demostroi se ka ditur ta lexojë mirë votën popullore, që e ndëshkoi për tradhëtimin e premtimeve elektorale dhe përjashtimin e Vjosa Osmanit. Pra, ndonëse jo krejtësisht e panjollë, ajo që ka ndodhur me zgjedhjen e Vjosa Osmanit është një ogur i mirë për Kosovën. Qytetarët i kanë dhënë shiumicës së re “KREJT” levat për të bërë transformimet që ata kanë dëshëruar prej vitesh, por njëkohësisht me këtë pushtet të pamatë, ata kanë krijuar edhe mekanizmat e kontrollit, që ky vullnet të shkojë në rrugë të DREJT-ë. Një opozitë e re si kjo e Lumir Abdixhikut dhe një presidente si Vjosa Osmani janë një garanci e fortë për këtë. ©Lapsi.al