Flash

Një vaksinë për kinezëritë e Ramës

Lapsi.al 2 April 2021
Një vaksinë për kinezëritë e Ramës
Mjaftuan vdekjet e paqarta të dy të moshuarve, të cilét morën dozën e parë të kinezes CoronaVac, që çadra e stërmadhe e ngritur për vaksinimin në sheshin Skënderbej të boshatisej dhe të ishte larg dyndjeve të ditëve të para. Lexo më tej:

Vdekjet pas dozave kineze/ Boshatiset vaksinodromi në sheshin Skënderbej

Nëse autoritetet shtetërore bënë me dije se kishin arritur që të vaksinonin, prej 30 marsit, plot 50 mijë vetë, si pasojë e stepjes dhe frikës, këto shifra kanë rënë ndjeshëm. Pamjet e publikuara sot qenë dëshmia më evidente e një sprapsjeje nga ajo që Edi Rama po përpiqet ta etiketojë si krenarinë më të madhe të jetës së tij. Natyrisht, dy jetët e humbura, nuk janë provë për efektet vdekjeprurëse të vaksinës kineze, madje as nuk mund të thuhet me siguri shkencore, se ato kanë ardhur si pasojë e injektimeve me CoronaVac. Por, ama, mund të pohohet me gojën plot, se ato kanë ngjallur dhe panik dhe mosbesim të madh.

Dyshimet për vaksinën/ Komiteti i Ekspertëve: Nuk ka raste fatalitetesh pas marrjes së dozës

Kjo ka shpjegimin e saj, që i kapërcen, qoftë arsyet shkencore, qoftë argumentat mjekësorë. Ato janë më shumë politike. Fakti se Edi Rama deklaroi fillimisht që ai nuk do të pranonte kurrë vaksina lindore, të pa miratuara nga autoritetet e BE dhe SHBA-së, por u detyrua ti sjellë ato para zgjedhjeve, e bëri të dyshimtë këtë proces. Mënyra se si ai po e përdor vaksinimin, ç’do ditë e më shumë për fushatë, bëri që pikpyetjet të shtohen. Pathosi i mjekëve qesharakë, që vënë bythlëpirjen ndaj pushtetit përpara profesionit të tyre, për të mbrojtur një vaksinë për të cilën ende nuk ka studime shteruese, e lëkundi edhe me tej besimin. Insistimi i ndonjë reporteri sharlatan, që në lajmet qëndrore i etiketonte si të papërgjegjshme mediat që ngrinin pikpyetje mbi dozat kineze, la shijen se kemi të bëjmë me një fushatë propagande dhe jo me një përkujdesje për shëndetin publik. Pra, dalë ngadalë, u instalua dyshimi se e gjithë kjo rokopujë ishte planifikuar për të shpëtuar Edi Ramën dhe jo jetët që rrezikonte pandemia. Prandaj, kur ndodhën dy aksidentet e para, kur ato u përdorën me tone alarmiste nga Sali Berisha, kur ndonjë mjek kotravers bëri thirrje publike për ndërprerjen e vaksinimit me CoronaVac, peshorja delikate e besimit u përmbys. Shumëkush u ndje në të drejtën e tij për të dyshuar se po vaksinohej sot, për të shërbyer si kavje për fitoren e Ramës një muaj më pas. Dhe fajin për këtë e ka fund e krye shefi i qeverisë. Duke u identifikuar me vaksinën që "shqiptarët nuk do ta kishin pa të" dhe që do ta humbisnin nëse fitonte opozita, duke bredhur nëpër qendrat e vaksinimit, i shoqëruar nga prijësit e listave elektorale të PS-së, duke e shndërruar armën e vetme kundër kovidit, në një mjet për rizgjedhjen e tij, ai bëri çështë e mundur për ta minuar këtë proces jetësor. Duke u sjellë kështu ai e detyroi ç’do kënd të ngrejë pyetjen: a i dhimset më shumë jeta ime, apo karrigja e tij?   Edi Rama është në konflikt interesi me farmakovigjilencën dhe me efektet anësore që ajo mund të zbulojë. Prandaj, që besimi të rikthehet ai duhet të zhduket nga qendrat e vaksinimit. Ai nuk ka nevojë as të çpohet në publik dhe as të dalë në aeroport. E vetmja gjë që i kërkohet, nëse ka vërtet qëllim të shpëtojë jetë, është injektimi i një doze demokratike. Ajo do ti mësonte se, një fushatë, kaq fraxhile si kjo e vaksinimit, nuk duhet të kenë në asnjë mënyrë për mascot figura polarizuese dhe ndarëse. Vendin e tyre duhet ta zënë shkenctarë të ndershëm e të gjithë pranuar, që ngjallin realisht besimin e publikut. Ndërsa po vazhdoi të lidhë ambicien elektorale me procesin e vaksinimit, ai do ti dështojë dhe njërën dhe tjetrën. Sepse në këto kushte, mjafton një incident sporadik, për të krijuar një ortek të madh rrefuzimi, si ai që po shohim në sheshin Skënderbej.    ©Lapsi.al

Të këshilluara

Të sfidosh jetën, për të urryer Ramën

Edi Rama është angazhuar prej ditësh në rolin e një shtetari serioz, të merakosur për shëndetin e militantëve të opozitës që tubohen në rrugë dhe sheshe kundër ...

19:59

Përtej rrahjes së shpatullave prej Makronit

Rrahja e shpatullave të Edi Ramës nga presidenti francez Makron, duket në pamje të parë si një dhuratë e paçmuar për kryeministrin shqiptar që sapo ka hyrë në f...

17:42

Hipokrizia e fushatës negative të Edi Ramës

Në këtë kohë pandemie dhe krize ekonomike duket se Kryeministri Rama e ka të vështirë t’u shesë shqiptarëve arritjet e qeverisë së tij si justifikim për një man...

14:44

Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit

Deklaratat pro Enver Hoxhës po i shtyjnë në dy gabime pjesën më të madhe të opozitarëve dhe antikomunistëve të thekur në Shqipëri. E para, duke e reduktuar në n...

16:57

Rreziku i strategjise opozitare

Thelbi i strategjisë opozi tare është rrëzimi i PS-së dhe Edi Ramës, duke i prezantuar ata si e keqja më e madhe në Shqipëri sot. Si Basha, Kryemadhi dhe Meta, ...

10:27

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI