Flash

Të sfidosh jetën, për të urryer Ramën

Lapsi.al 31 March 2021
Të sfidosh jetën, për të urryer Ramën

Edi Rama është angazhuar prej ditësh në rolin e një shtetari serioz, të merakosur për shëndetin e militantëve të opozitës që tubohen në rrugë dhe sheshe kundër tij. Ai nuk po lë rast pa anatemuar "mizerabilitetin" e një fushate “me makina, bori, zhurmë e turmë që bëjnë përshesh në çdo shesh”, duke u munduar të nënvizojë se ajo është produkt i njerëzve “pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku”.

Në pamje të parë qëndrimi i Edi Ramës do të duhej të ishte qëndrimi i çdo politikani të denjë për të mbajtur këtë emër, në një periudhë pandemie vrastare për të gjithë.

Unë vetë, personalisht, do të isha më pranë kësaj qasjeje dhe nuk do ti shkoja nga pas, asnjë politikani apo kryetari partie që vendos ambicien e tij mbi shëndetin e njerëzve, mbi rrezikun që mund ti kanosej jetës sime dhe dëmin që unë mund ti shkaktoj të tjerëve.

Pra thënë këtë, duke qenë plotësisht i bindur se opozita po sillet gabim me tubimet masive që shpërfillin kujdesin për jetën, këto ditë jam rekur të kuptoj se ç’janë këta njerëz të gatshëm të sfidojnë dhe vdekjen, vetëm për tu përballur me regjimin e rilindjes?

A janë thjeshtë ata militantë, aq të verbër, sa dalin aty me urdhërat e Lulzim Bashës, pa përfillur shëndetin e tyre? A janë ata të indoktrinuar deri në atë pikë, sa të mos çajnë kokën për dëmet që u shkaktojnë gjyshërve, prindërve apo qoftë edhe fëmijëve të tyre?

Jo, natyrisht që jo.

Në këtë betejë me regjimin që sfidon edhe pandeminë ka diçka që shkon përtej.

Të gjithë ata që po akuzohen se përbuzin rregullat e një komiteti qesharak ekspertësh e kanë një motiv. Të gjithë ata që dynden në sheshe, pa ruajtur distancat dhe pa vendosur maskat, i shtyn diçka më e madhe.

Ata e kanë kuptuar se beteja me një autokrat, që i predikon se, po rashë unë, do të vdisni edhe ju, është më e rëndësishme se ajo me një virus kalimtar. Ata e kanë ndjerë në lëkurën e tyre hipokrizinë e këtij pushteti, që kur ishte puna për "akte barbare", si shembja e teatrit, as i ra në mendje për distancimin social. Atë e kanë nuhatur cinizmin therës ndaj qytetarëve që marrin gjoba për mosmbajtje maske, ndërkohë që dyndjet në qëndrat tregtare kalojnë pa u parë nga sytë e shtetit.

Pra, historia është e thjeshtë. Ka shumë njerëz që sot mendojnë se është më mirë të sfidosh vdekjen duke u përballur me Ramën, sesa të mbijetosh duke vegjetuar nën thundrën e një regjimi që të do të gjallë, për të të rrjepur gjithçka.

Eshtë pikërisht kjo shtysë që i bën njerëzit të dalin në rrugë, pa përfillur pandeminë. Asgjë tjetër, as kostumi i hekurosur apo flokët e xhelosura të Lulzim Bashës, nuk do ta kishin kurrë këtë fuqi. Ata që rrinë ngjitur e ngjiitur dhe pa maska në mitingje, nuk janë aty vetëm prej thirrjes së partisë dhe organizimit të grup seksioneve të saj. Ata po e sfidojnë pandeminë me logjikën e dëshpëruar të atij që është gati të zgjedhjë një fund të tmershëm, përpara një tmerri pa fund.

Pikërisht këtë ka kuptuar dhe Edi Rama që e ka shndërruar fushatën e tij në një refren malkimesh për 'mizerabilitetin" e atyre që manifestojnë kundër tij. Pasi nuk është e lehtë të pranosh, se gjatë viteve të pushtetit, ke arritur të ngresh në këmbë një masë, e cila është e gatshme të luajë me jetën për ti mbyllur llogatritë me ty. Pikërisht ky është edhe makthi i Ramës. Klithmat e tij, nuk janë ato të shtetarit serioz që kujdeset për respektimin e rregullave, ato janë simptomat e ankthit të një autokrati që po ndërgjegjësohet për atë me të cilën e ka rrethuar veten.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Përtej rrahjes së shpatullave prej Makronit

Rrahja e shpatullave të Edi Ramës nga presidenti francez Makron, duket në pamje të parë si një dhuratë e paçmuar për kryeministrin shqiptar që sapo ka hyrë në f...

17:42

Hipokrizia e fushatës negative të Edi Ramës

Në këtë kohë pandemie dhe krize ekonomike duket se Kryeministri Rama e ka të vështirë t’u shesë shqiptarëve arritjet e qeverisë së tij si justifikim për një man...

14:44

Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit

Deklaratat pro Enver Hoxhës po i shtyjnë në dy gabime pjesën më të madhe të opozitarëve dhe antikomunistëve të thekur në Shqipëri. E para, duke e reduktuar në n...

16:57

Rreziku i strategjise opozitare

Thelbi i strategjisë opozi tare është rrëzimi i PS-së dhe Edi Ramës, duke i prezantuar ata si e keqja më e madhe në Shqipëri sot. Si Basha, Kryemadhi dhe Meta, ...

10:27

Pse e çthurri gjuhën Edi Rama

Ende pa nisur zyrtarisht, fushata elektorale ka shënuar sot një degradim që mendohej se ishte lënë pas këto vitet e fundit. Edi Rama, të cilit i pëlqen ta quajë...

15:26

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI