Flash

Përtej rrahjes së shpatullave prej Makronit

Lapsi.al 22 March 2021
Përtej rrahjes së shpatullave prej Makronit

Rrahja e shpatullave të Edi Ramës nga presidenti francez Makron, duket në pamje të parë si një dhuratë e paçmuar për kryeministrin shqiptar që sapo ka hyrë në fushatë elektorale. Por, përtej rojes së nderit në pallatin Elysee, ngjitjes së shkallëve të “kështjellës” dhe njoftimit të shkurtër që u dha se “të dy udhëheqësit kishin diskutuar për investimet europiane në rajonin tonë”, ka një realitet shumë më të trishtë se ai i pamjeve të pritjes ceremoniale.

Për një kohë të gjatë Parisi është bërë diga kryesore që pengon hapjen e negociatave të Tiranës me Brukselin. Për këtë vetë presidenti francez, madje edhe gruaja e tij kanë qenë pre e sulmeve të mediave proqeveritare të Tiranës. Dhe kjo për shkakun se Makron tha me zë dhe me figurë një të vërtetë të thjeshtë, atë se nuk qe vetëm vendi i tij, por gati gjysma e anëtarëve të BE që ishin kundër avancimit të Shqipërisë (video këtu). 

Nuk ka diskutim që në këtë ansambël Franca ka pasur një rol kryesor dhe këtë e ka pranuar me gojën e saj ish ministrja franceze për Europën, Nathalie Loiseau, gjatë fushatës për zgjedhjet europiane, ku ajo kryesonte listën e partisë presidenciale “Republique en marche”.

“Ajo që bllokoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë, isha unë si ministre... Franca luftoi për tetë orë në atë mbledhje për të bindur partnerët që të thonin jo. Këtë e bëri vetë edhe presidenti Makron”, deklaroi Loiseau për radio franceze RTL, duke iu referuar dështimit tonë në vitin 2018. Më shumë ka sqaruar vetë Makron me gojën e tij në tetor 2019, gjatë një fjalimi në Këshillin e Europës, në Strasburg. Ai tregoi me gisht kërkesat për azil politik që vijnë edhe nga vende "që kërkojnë të hapin negociatat e pranimit me BE".

Në fakt kushdo që e njeh sadopak politikën e Parisit zyrtar ndaj Shqipërisë nuk e ka të vështirë të dallojë dy probleme kryesore. I pari është numri i lartë i azilkërkuesve, që në periudhën e qeverisë Rama ka shkuar nga nga 339 kërkesa në vit, në 9251 që u regjistruan në 2019. Shumë ministra të brendëshëm të disa qeverive me radhë i kanë kërkuar edhe Saimir Tahirit, edhe Fatmir Xhafës edhe Sandër Lleshit ndalimin e kësaj hemoragjie që e ka renditur Shqipërinë në vendin e dytë në botë në raport me numrin e popullësisë, duke e reshtruar direkt pas një vendi në luftë si Siria. Dhe administrata franceze është e qartë se prej nga vjen ky fluks. Në një artikull të gjatë mbi këtë fenomen revista e përjavshme me prirje të majta “Marianne” citonte një raport të ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, ku Shqipëria përshkruhet si një vend “I penalizuar nga korrupsioni, me një kriminalitet të madh dhe ku shteti ligjor nuk funksionon”.

Pra, nëse do të bëhet një portretizim i thjeshtëzuar i asaj çka përfaqësonte njeriu që sot ngjiste shkallët e pallatit Elysee, ai ishte aty si kreu i një qeverie që nuk funksionon dhe që eksporton emigrantë në Francë.

Kaq majfton për të kuptuar se si i shikojnë në Paris “arritjet” e Shqipërisë, dhe se sa duhet të entuziazmohemi ne për pritjen që iu bë Edi Ramës. Ajo nuk ka asnjë vlerë për qytetarin e thjeshtë. Ajo nuk ndryshon asgjë në shpresat tona për të parë më shpejt dritën e gjelbërt nga BE. Ajo nuk lëviz asnjë presje nga ato që janë të shkruar në dosjet e administratës.

Natyrisht, pamjet që pamë sot nga pallati Elysee, fërkimin e ekzagjeruar të shpatullave dhe drekën e parashikuar në axhendën e presidencës, Edi Rama do ti përdorë si një spot për fushatë. Por kapërcimi i atij pragu nuk përbën garanci as për atë vetë, e aq më pak për vendin që ai përfaqëson. Boll të kujtojmë se, pikërisht aty, Muhamar Kadafi ngriti çadrën e tij, vetëm katër vite përpara se pallati i tij të bombardohej nga aroplanët luftarakë francezë, ndërsa Bashar Al Asadi ishte i ftuari i nderit i parakalimit të 14 korrikut, përpara se ti kthente Francës mbarapsht dekoratën e Legjonit të nderit. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Hipokrizia e fushatës negative të Edi Ramës

Në këtë kohë pandemie dhe krize ekonomike duket se Kryeministri Rama e ka të vështirë t’u shesë shqiptarëve arritjet e qeverisë së tij si justifikim për një man...

14:44

Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit

Deklaratat pro Enver Hoxhës po i shtyjnë në dy gabime pjesën më të madhe të opozitarëve dhe antikomunistëve të thekur në Shqipëri. E para, duke e reduktuar në n...

16:57

Rreziku i strategjise opozitare

Thelbi i strategjisë opozi tare është rrëzimi i PS-së dhe Edi Ramës, duke i prezantuar ata si e keqja më e madhe në Shqipëri sot. Si Basha, Kryemadhi dhe Meta, ...

10:27

Pse e çthurri gjuhën Edi Rama

Ende pa nisur zyrtarisht, fushata elektorale ka shënuar sot një degradim që mendohej se ishte lënë pas këto vitet e fundit. Edi Rama, të cilit i pëlqen ta quajë...

15:26

Basha, në fushatë me këmbën e gabuar

Lulzim Basha e humbi edhe njëherë mundësinë për ta shfrytëzuar ditën e dorëzimit të listave të deputetëve si një atu të fushatës së tij. Në vend që të demonstro...

10:38

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me një one man s...

12:56

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI