Flash

Hipokrizia e fushatës negative të Edi Ramës

Lapsi.al 19 March 2021
Hipokrizia e fushatës negative të Edi Ramës

Në këtë kohë pandemie dhe krize ekonomike duket se Kryeministri Rama e ka të vështirë t’u shesë shqiptarëve arritjet e qeverisë së tij si justifikim për një mandat të tretë. Përballë një sistemi shëndetësor të kolapsuar deri në atë pikë sa qytetarët preferojnë të vdesin në shtëpi në vend që të shkojnë në spital, programi i qeverisë Rama për të ndërtuar një aeroport për çdo qytet duket se nuk po ngjit.

Në këto kushte, Kryeministri ka lënë mënjanë propozimet dhe po e fokuson fushatën te sulmi ndaj opozitës. Më shumë se arritjeve të qeverisjes, Rama thekson faktin se nuk ka kush ta bëjë Shqipërinë përveç tij dhe PS-së. Është një pranim publik i pakënaqësisë së thellë me qeverisjen aktuale që u thotë qytetarëve “e dimë se jeni të pakënaqur, por s’ka kush t’ju qeverisë tjetër, na duroni se ne jemi e keqja më e vogël”.

Në këtë fushatë negative ka një hipokrizi të trefishtë. Së pari, vendosja e sulmit ndaj LSI-së dhe Metës në qendër të fushatës ndërkohë që Rama jo vetëm e ka ricikluar, por edhe po e riciklon LSI-në si fenomen në zgjedhjet aktuale. Së dyti, sulmi seksist ndaj kandidateve gra të opozitës, teksa Rama prezantohet si politikan progresist që stimulon pjesëmarrjen e grave në politikë, tregon se emancipimi i tij është thjesht fasadë. Së fundmi, Rama sot po sulmon opozitën si një plaçkë e vjetër politike, ndërkohë që oferta e tij qeverisëse po riciklon dhe legjitimon të kaluarën tonë të dhimbshme komuniste.

Deklarata e Ramës se synon të çojë për skrap LSI-në, është hipokrite, jo vetëm sepse fsheh rolin e tij në legjitimin dhe riciklimin e Metës, si në qeverisje edhe në Presidencë, por mbi të gjitha sepse vazhdon të riciklojë këtë fenomen mjaft negativ në listat e kandidatëve për deputete që u ofron shqiptarëve.

LSI përfaqëson kapjen dhe përdorimin e pushtetit për interesa personale nëpërmjet krijimit të marrëdhënieve klienteliste me elektoratin pa asnjë dimension ideologjik, historik apo social.

LSI do të thotë reduktimi i politikës në pazar dhe i qytetarit në klient. Ndaj, ajo nuk mund të reduktohet thjesht te Meta apo Kryemadhi.

LSI është edhe Lefter Koka, edhe Nasip Naco, ministra dhe figura të rëndësishme të LSI-së. Sot, të dy janë kandidatë për deputetë të PS-së. Pra, për të çuar për skrap individët Meta dhe Kryemadhi, Rama po riciklon fenomenin LSI duke kandiduar dy nga simbolet më të rëndësishme të tij.

E njëjta gjë ndodh edhe me sulmin seksist që Rama ndërmori kundër kandidates së PD-së, Grida Duma. Imazhi pornografik që Kryeministri përdori për të sulmuar një femër në skenën publike, nuk degradon Gridën, por imazhin emancipues dhe modern të vetë Kryeministrit. Ndaj promovimi që ai u bën kandidateve femra brenda qeverisë dhe partisë së tij duket më shumë si hipokrizi elektorale sesa politika të mirëfillta emancipuese.

Por nuk është vetëm maskilizmi që rrëzon imazhin që Rama do të projektojë si një politikan modern, i cili i përket së ardhmes përballë një opozite demode që i përket të kaluarës. Kandidimi i nostalgjikëve të komunizmit si Luljeta Bozo që udhëheq listën e Tiranës dhe një kryetar Parlamenti si Gramoz Ruci, ish-ministër i Brendshëm i diktaturës, tregojnë qartë se Rama po riciklon të kaluarën ndërsa na fton të votojmë për të ardhmen. /panorama/

Të këshilluara

Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit

Deklaratat pro Enver Hoxhës po i shtyjnë në dy gabime pjesën më të madhe të opozitarëve dhe antikomunistëve të thekur në Shqipëri. E para, duke e reduktuar në n...

16:57

Rreziku i strategjise opozitare

Thelbi i strategjisë opozi tare është rrëzimi i PS-së dhe Edi Ramës, duke i prezantuar ata si e keqja më e madhe në Shqipëri sot. Si Basha, Kryemadhi dhe Meta, ...

10:27

Pse e çthurri gjuhën Edi Rama

Ende pa nisur zyrtarisht, fushata elektorale ka shënuar sot një degradim që mendohej se ishte lënë pas këto vitet e fundit. Edi Rama, të cilit i pëlqen ta quajë...

15:26

Basha, në fushatë me këmbën e gabuar

Lulzim Basha e humbi edhe njëherë mundësinë për ta shfrytëzuar ditën e dorëzimit të listave të deputetëve si një atu të fushatës së tij. Në vend që të demonstro...

10:38

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me një one man s...

12:56

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI