Flash

Hipokrizia e Bashës me Reformën në Drejtësi

Lapsi.al 18 March 2021
Hipokrizia e Bashës me Reformën në Drejtësi
E para mund të jetë lapsus apo rastësi, por kur përsëritet nuk është më e tillë. Lulzim Basha e ka kapërcyer hendekun e dyshimit teksa përsëriti sot, se nëse ai vjen në pushtet pas 25 prillit, qeveria e tij nuk do të fusë duart në Reformën në Drejtësi. Se çfarë kërkonte të thoshte me këtë thirrje, që politika të qëndrojë larg nga pjella e treshes Rama- Lu- Vlahutin, lideri demokrat e shpjegoi rreth një muaj më parë në një intervistë për News 24. Aty ai u zotua se, me ardhjen e demokratëve në pushtet, kjo reformë “do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve”.  Lexo më tej:

Basha: Unë dhe qeveria e PD do t’i mbajmë duart larg Reformës në Drejtësi

Duke dëgjuar këto deklarata të shefit të opozitës në prag të zgjedhjeve, të lindin disa pyetje themelore: A ka nevojë reforma në drejtësi thjesht të përshpejtohet, apo mos vallë ajo duhet përmbysur tërësisht? A garantohet suksesi i saj thjesht duke mos futur duart partitë, apo ajo ka nevojë për një qilizëm rrënjësor? A rregullohet me arnime, apo duhet flakur tej? Hamendësimet e mësipërme më shumë i ngjajnë pyetjeve retorike. Kushdo që e ka studiuar sadopak këtë gërmadhë, që fut ujë nga të gjitha anët, është i qartë. Ajo që dikur na u shtit si shpresa euro- amerikane për të luftuar pandëshkueshmërinë në Shqipëri, tani ka rezultuar një dështim i madh. Falë saj, ne kemi një Gjykatë Kushtetuese gjysmake, ku, sipas komisionit të Venecias shumica e emërimeve janë  bërë në kundërshtim me ligjin. Ne sot vërtet kemi SPAK, por sukseset e vetme të tij janë arrestimi i atyre që kanë ndërruarr jetë dhe varrosja e dosjeve për vjedhjen e votave. Pas shtatë vitesh, nuk kemi ende asnjë vendim të rëndësishëm nga Gjykata e Lartë. Të gjitha institucionet, pa përjashtim, janë formuar me vonesa të llahtarshme dhe kanë qenë të detyruara të bëjnë kompromise me kriteret e vendosura për t'u ngritur në këmbë. Në arkitekturën e kësaj ngrehine, që do të hapte një epokë të re në demokracinë shqiptare, nuk ka arritur të depërtojë asnjë personalitet i diplomuar në mënyrë ekselente në universitetet e perëndimit, apo qoftë dhe ndonjëri prej atyre juristëve të sprovuar që kanë shërbyer në Gjykatën e Strasburgut. Nga mënyra se si është konceptuar, ajo ka përzgjedhur vetëm njerëz servilë e pa personalitet, që do i shërbenin pushtetit që e krijoi dhe çdo pushteti të ardhshëm nesër.  Të gjitha pikat ku Venecia godet grabitësit e Gjykatës Kushtetuese Pikërisht për këto arsye, Brukseli e ka ndaluar eksportimin e eksperimentit shqiptar në vendet e tjera të ish lindjes komuniste, ndërsa sondazhe kredibël flasin për një rënie të theksuar të  besueshmërisë së publikut shqiptar për atë reformë që dikur u pa si shpresë. Natyrisht, Lulzim Basha është i ndërgjegjshëm për të gjitha këto. Ndonëse jo me të njëjtin nerv dhe argumentim ligjor si presidenti Meta, edhe njerëzit e tij, nga selia e PD, i kanë vënë në dukje këto dështime spektakolare. Nga analizat e forta të shtypit kritik me qeverinë, nga fokus grupet e zhvilluara para fushatës zgjedhore, ai e di se në tërësinë e vet, populli opozitar, as e merr seriozisht, as nuk beson se mishmashi i krijuar me fonde perëndimore dhe me implikimin e marifetçinjve rilindas, do të pjellë ndonjë herë drejtësi. Sondazhi/ 63% nuk besojnë te Vettingu. Ç’lojë po luan Soros? Ndaj premtimet e Bashës se po fitoi, ai nuk do të fusë duart në këtë çorbë dhe se do ta çojë me shpejtësi përpara atë, janë hipokrite. Natyrisht, qëllimi i këtyre deklaratave është lehtësisht i lexueshëm. Së pari ai tenton t'u përgjigjet sulmeve të Ramës se kundërshtarët e tij tremben nga drejtësia e re dhe prandaj duan ta sabotojnë atë. Mbi të gjitha, duke folur kështu, ai tenton të garantojë faktorin ndërkombëtar, që ka shpenzuar aq shumë para në këtë katastrofë, sa do ta çojë atë përpara me çdo çmim. Por, pikërisht këtu qëndron problemi. Sepse lideri i një force opozitare që premton ndryshim, nuk e ka luksin të bëjë deklarata të cilave nuk u beson as vetë. Ai nuk mund të takticizojë me një çështje kaq madhore. Ai nuk mund të pretendojë se, vetëm duke e përshpejtuar, karakatina që gatuan Xhafaj dhe Manja mund të ringjallet.  Nëse e bën këtë thjesht si kundërpërgjigje ndaj Ramës dhe si garanci për ndërkombëtarët, ai del një mashtrues që mund të sillet njësoj me çdo gjë që artikullon gjatë kësaj fushate. Pasi e vërteta është se Reforma në Drejtësi duhet përmbysur e tëra, nëse duhet që realisht t'u shërbejë shqiptarëve dhe jo vetëm pushtetit të ri, njësoj siç bëri me paraardhësin. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit

Deklaratat pro Enver Hoxhës po i shtyjnë në dy gabime pjesën më të madhe të opozitarëve dhe antikomunistëve të thekur në Shqipëri. E para, duke e reduktuar në n...

16:57

Rreziku i strategjise opozitare

Thelbi i strategjisë opozi tare është rrëzimi i PS-së dhe Edi Ramës, duke i prezantuar ata si e keqja më e madhe në Shqipëri sot. Si Basha, Kryemadhi dhe Meta, ...

10:27

Pse e çthurri gjuhën Edi Rama

Ende pa nisur zyrtarisht, fushata elektorale ka shënuar sot një degradim që mendohej se ishte lënë pas këto vitet e fundit. Edi Rama, të cilit i pëlqen ta quajë...

15:26

Basha, në fushatë me këmbën e gabuar

Lulzim Basha e humbi edhe njëherë mundësinë për ta shfrytëzuar ditën e dorëzimit të listave të deputetëve si një atu të fushatës së tij. Në vend që të demonstro...

10:38

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me një one man s...

12:56

Opozita e përçarë (me arsye) në zgjedhje

Sot kanë ndodhur dy ngjarje, në pamje të parë pa lidhje me njëra- tjetrën, por që tregojnë shumë për mënyrën sesi do të zhvillohet fushata elektorale që kemi në...

17:28

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI