Flash

Reziku i vaksines AstraZeneca dhe principi i parandalimit

Lapsi.al 16 March 2021
Reziku i vaksines AstraZeneca dhe principi i parandalimit

Suksesi i një fushate vaksinimi ka të bëjë sa me efektivitetin e vaksinës, po aq edhe me besimin që ajo arrin të ngjallë. Lidhur me AstraZeneca, kriteri i dytë sapo është tronditur seriozisht. Shfaqja e trombozës në rreth tridhjetë pacientë pas injeksionit të parë të vaksinës të zhvilluar nga laboratori anglo-suedez, ka vënë në dyshim sigurinë e saj. Të hënën më 15 mars, shumica e vendeve evropiane morën vendim të pezullojnë injeksionet duke i dhënë kohë vetes për të kuptuar nëse këto efekte anësore lidhen me vaksinën.

Lexo me tej:

Çfarë po ndodh me vaksinën AstraZeneca dhe kush po e ndalon atë

Në këtë fazë, lidhja shkak pasojë midis formave të mpiksjes së gjakut tek disa pacientë që mund të çojë në komplikime serioze dhe vaksinimit mbetet vetëm kronologjike. Agjencia Evropiane e Barnave, e cila pritet të votojë për autorizimin e vazhdimit të procesit të vaksinimit të Enjten, beson se përfitimet prej saj vazhdojnë të jenë më të mëdha se sa rreziqet.

Në pritje të të dhënave të reja, disa raste të tromboze të identifikuara duhet të vihen në raportin e duhur me 17 milion njerëz që kanë marrë të paktën një injeksion të AstraZeneca. Përqindja e rasteve problematike është më e ulët se ajo e vërejtur jashtë fushatës së vaksinimit tek një popullatë kryesisht e moshuar. Përfundimisht, rreziku i vdekjes nga Covid-19, për mungesë vaksinimi, mbetet i shumë më i madh sesa rreziku i përjetimit të efekteve të tilla anësore pas një injeksioni.

Sidoqoftë, këto dyshime po shfaqen në kohën më të keqe të mundëshme. Në një Evropë që lufton për të marrë vaksina, AstraZeneca ka një rëndësi thelbësore. Nëse pezullimi i injeksioneve të saj do të zgjatej, kjo do të qe një goditje shumë e rëndë për strategjinë evropiane të vaksinimit.

Situata është edhe më kritike ndërsa kontinenti ynë është në rrugën e tij për të përballuar valën e tretë të pandemisë për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit britanik të SARS-CoV-2 . Italia sapo ka deklaruar një bllokim të ri. Gjermania është e shqetësuar për rritjen e niveleve të infektimit. Franca ka hyrë në një garë me kohën të cilën ky pezullim e ka bërë më të komplikuar. Përballë saturimit të shtretërve në reanimacion në zonën rreth Parisit, vetëm një përshpejtim i vaksinimit mund të japë shpresë për të shmangur një ri mbyllje. Çdo vonesë e konsiderueshme do ta bënte të pavlefshme këtë llogaritje.

Në Shqipëri, vaksina AstraZeneca e pezulluar në 7 vende të BE. Autoritetet: Eshtë e sigurtë

Për AstraZeneca gjithçka ka shkuar keq. Vaksina britaniko suedeze shkaktoi polemika që në testet e para. Përveç dyshimeve në lidhje me efektshmërinë e saj, nxjerrja në treg u shoqërua me kritika për paaftësinë e laboratorit për të respektuar premtimet e tij për dërgesat në Bashkimin Evropian (BE). Udhëheqësit evropianë duke mos dashur të rrezikonin me këtë vaksinë të konceptuar keq, preferuan të marrin vendime politike që shkonin përtej asaj që këshillohej nga farmakovigjilenca.

Ndëse transparenca mbi efektet anësore të vaksinave është thelbësore për të ruajtur besimin e publikut, ky episod i ri, kontrovers i pandemisë, ka vënë edhe njëherë në pah hendekun midis qasjes evropiane për të bërë kujdes dhe urgjencës për ta vënë virusin nën kontroll. Që kur mbërritën vaksinat e ndryshme kundër Covid-19, kritikat janë shumëfishuar mbi kujdesin dhe ngadalësinë e evropianëve. Ato ishin në kontrast të thellë me voluntarizmin dhe shpejtësinë e britanikëve dhe amerikanëve.

Kjo zgjedhje e BE-së, e cila i dha prioritet sigurisë së popullatës, nuk do të jetë pa pasoja. Si rezultat i saj imuniteti kolektiv do të arrihet më vonë, vdekjet do të jenë më të shumta dhe kostoja ekonomike më e madhe. Opinioni publik nuk duhet të harrojë faktin se vaksina mbetet zgjidhja e vetme për të kapërcyer këtë pandemi.

Editoriali i Le monde, perktheu T. Çela ©Lapsi.al

Të këshilluara

Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit

Deklaratat pro Enver Hoxhës po i shtyjnë në dy gabime pjesën më të madhe të opozitarëve dhe antikomunistëve të thekur në Shqipëri. E para, duke e reduktuar në n...

16:57

Rreziku i strategjise opozitare

Thelbi i strategjisë opozi tare është rrëzimi i PS-së dhe Edi Ramës, duke i prezantuar ata si e keqja më e madhe në Shqipëri sot. Si Basha, Kryemadhi dhe Meta, ...

10:27

Pse e çthurri gjuhën Edi Rama

Ende pa nisur zyrtarisht, fushata elektorale ka shënuar sot një degradim që mendohej se ishte lënë pas këto vitet e fundit. Edi Rama, të cilit i pëlqen ta quajë...

15:26

Basha, në fushatë me këmbën e gabuar

Lulzim Basha e humbi edhe njëherë mundësinë për ta shfrytëzuar ditën e dorëzimit të listave të deputetëve si një atu të fushatës së tij. Në vend që të demonstro...

10:38

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me një one man s...

12:56

Opozita e përçarë (me arsye) në zgjedhje

Sot kanë ndodhur dy ngjarje, në pamje të parë pa lidhje me njëra- tjetrën, por që tregojnë shumë për mënyrën sesi do të zhvillohet fushata elektorale që kemi në...

17:28

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI