Flash

Cilat janë produktet më të pëdorura gjatë pandemisë

Lapsi.al 12 March 2021
Cilat janë produktet më të pëdorura gjatë

2020-a ishte një vit ndryshe nga të tjerët. Pandemia e koronavirusit ndryshoi sjelljen e konsumatorit dhe tendencën për shpenzime.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 2020, importet e artikujve ushqimorë, preparateve larëse, mobilieve, bizhuterive u rritën krahasuar me vitin 2019.

Importi i kafesë, cigareve, pijeve alkoolike dhe orëve pësoi rënie.

Aktorët kryesorë të tregut raportojnë se në 2020, nga produktet ushqimore u shit më shumë mielli, makaronat, vaji dhe drithërat e shëndetshme.

Në konsum shënuan rënie vetëm pijet alkoolike dhe birrat e importit, për shkak të moslejimit të dasmave, festave dhe nga mbyllja e klubeve të natës.

Tendenca e shpenzimeve ishte komplekse, pasi për disa produkte, blerjet nuk duken intuitive me krizën dhe pasigurinë ekonomike të krijuar nga COVID-19.

Kërkesa është rritur edhe për bizhuteritë me çmime mbi 1,000 euro dhe ora të shtrenjta zvicerane. Vitin e kaluar janë shitur 5% më shumë bizhuteri se në 2019-n.

Mospërputhja e sjelljes së konsumatorit me krizën e COVID-19 shpjegohet nga drejtuesit e argjendarive në Tiranë me ndalimin e lëvizjeve jashtë vendit dhe individët kanë pasur më shumë para në dorë për blerje brenda Shqipërisë.

Sipas kompanive kryesore të tregtisë me shumicë dhe pakicë në vend, shitjet e detergjentëve në 20 ditët e para të marsit shënuan rritje me 50%.

Ndryshe nga çfarë ndodhi në fillim të pandemisë nga COVID-19, aktualisht kompanitë raportojnë se në vitin 2020, detergjentët dhe produktet e higjienës në total u shitën 8% më shumë se në 2019.

Importet e grupit Sapuni, preparatet parëse, lubrifikues, qirinjtë” arritën një rekord historik në 2020-n, sipas INSTAT.

Produktet e shportës, më shumë bukë, vaj e sheqer

Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet për vajin, drithërat dhe sheqernat në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë janë rritur. Importi i vajit u rrit 19,6% pas një rënie të lehtë në 2019-n. Edhe importi i drithërave ka qenë me rritje 4,3% në 2020, pas një ulje në 2019. Rritje të importeve shënuan edhe grupi i “sheqernave dhe ëmbëlsirat prej tij” rreth 14% në krahasim me 2019.

Kompanitë më të mëdha të tregtimit të mallrave të shportës thonë se në rritjen e konsumit për 2020 ndikuan muajt e karantinës dhe festat e fundvitit. Në muajt mars-maj, konsumi për shumë produkte bazike shënoi rritje nga 28% deri në 170%. Drejtoresha e financës në kompaninë “Teuta”, Junis Uruçi, tha se konsumi për të gjitha produktet e shportës në 2020 u rrit 15% më shumë se në 2019. Për produktet si miell, maja, vaj dhe drithëra, konsumi më i lartë ishte në muajt e karantinës.

Arsyeja e rritjes së shitjeve, siç shpjegoi zonja Uruçi, ishte frika dhe pasiguria e vazhdimit të karantinës, ndaj dhe familjet shqiptare krijuan rezerva ushqimore.

Kërkesa për këto mallra vazhdoi të ishte e madhe edhe në verë, sidomos për produkte si makaronat që shënuan rritje më të lartë të konsumit pas hapjes së ekonomisë. Ndikim në rritjen e konsumit pati edhe hapja e restoranteve dhe hoteleve.

“Rritja vjetore e konsumit të produktit kryesor të kompanisë, që është orizi, në vitin 2020 ishte 2,4% krahasuar me 2019.

Ky produkt u konsumua më shumë në muajt mars-maj, me rritje 28% kur popullata ishte në karantinë.

Efekti ishte nga izolimi, pasi konsumatorët kanë blerë rezerva më shumë se normalisht.

Në muajt e verës pati rënie, për shkak të mungesës së turistëve të huaj. Efekti rënës është edhe sezonal pasi si produkt nuk pëlqehet shumë në këtë stinë. Në tremujorin e fundit të vitit, konsumi i orizit u rrit 2,4%.

Në këtë periudhë rritet gjithnjë konsumi i produkteve të shportës, për shkak të festave të fundvitit.

Konsumi i sheqerit u rrit 8% për 2020. Rritja në karantinë ishte rreth 40%.

Trendi i konsumit për mallrat e shportës ka qenë i njëjtë, rritje të lartë në karantinë dhe më të lehtë në muajt e verës dhe dimrit”.

Znj. Uruçi tha se konsumi vjetor i vajit shënoi rritje 30%. “Në karantinë, konsumi për vaj luledielli, misri dhe ulliri ishte shumë më tepër se 80%. Shitja më e madhe në karantinë ishte për produktin e miellit, që u rrit 170%. Arsyeja ishte që shumë familje në këtë periudhë filluan të gatuanin vetë bukën, pasi edhe majaja pati rritje 100%.

Për makaronat, rritja më e madhe e konsumit u shënua në muajt e verës me 79%. Hapja e restoranteve dhe hoteleve ndikoi te rritja e kërkesës për këtë produkt. Rritje është shënuar edhe te konsumi i fasuleve dhe thjerrëzave me 39% dhe drithërat e shëndetshme, si: quinoa, kus-kus, bullgur, tërshërë me 74%. Konsumi i biskotave ka shënuar rritje të lehtë me 2%”.

Burimi:Monitor

Të këshilluara

Ushqimet që luftojnë pagjumësinë

Salmoni Salmoni, është i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe vitaminë D. Ky kombinim  besohet të jetë shumë i dobishëm për trajtimin e pagjumësisë. Arsyeja ësh...

17:00

Paranoja e pandemisë është e vërtetë

Dr. Brandy Lee, psikiatër mjekoligjor me bazë në New York thotë se “pandemia ka sjellë një pasiguri dhe stres të madh”. John Hopkins e përkufizon paranojën s...

17:13

5 ushqimet që mund t'ju shkaktojnë akne

1.Ushqimet e pasura me karbohidrateBuka, biskotat, drithërat apo ëmbëlsirat e bëra me miell të bardhë, orizi dhe ëmbëlsuesit. Ngrënia e shumë karbohidrateve t...

18:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI