Flash

Basha, në fushatë me këmbën e gabuar

Lapsi.al 9 March 2021
Basha, në fushatë me këmbën e gabuar
Lulzim Basha e humbi edhe njëherë mundësinë për ta shfrytëzuar ditën e dorëzimit të listave të deputetëve si një atu të fushatës së tij. Në vend që të demonstronte besim dhe siguri, ai adaptoi një sjellje prej fajtori duke iu shmangur ballafaqimit me kamerat dhe publikun. Ndryshe nga çdo ditë e zakonshme, ai nuk komunikoi me mediat, nuk dha asnjë shpjegim për zgjedhjet që bëri, madje i la të gjithë të interesuarit në ankth. Ndërkohë që qoftë Monika Kryemadhi, qoftë Edi Rama, i mbrojtën personalisht vendimet që kishin marrë dhe e prezantuan po vetë ekipin që do të hidhnin në betejë, Basha e bëri këtë përmes lajmeve të pakonfirmuara që rridhnin aty- këtu.  lexo me tej: Del lista e plotë e PD/ Të gjithë kandidatët për çdo qark në zgjedhjet e 25 prillit (EMRAT) Atij i mungoi guximi për të marrë vëmendje në një ditë kur ajo ishte maksimale. Ai u dominua nga pasiguria se mos ndonjë i pakënaqur shkonte e dergjej në shtratin e armikut, para orës 12 të natës, më shumë sesa nga detyrimi për transparencë dhe llogaridhënie. Vendimi për t'i çuar listat në skadim të afatit, njësoj si PS-ja, ishte i turpshëm. Mos shpjegimi se përse ishin përjashtuar disa figura të njohura qe burracak. Mungesa e arsyetimit se përse disa të djegur nga komisioni Ruli u ricikluan, hodhi hije dyshimi mbi krejt procesin. I gjithë ky prezantim katastrofal në formë, tregon më qartë se çdo gjë thelbin e një fushate, që as nuk çudit me risi, as nuk inspiron me moral dhe as nuk ngre frymë për përmbysje të pashmangshshme. 

“Zëri i Amerikës”: Ndryshime të forta dhe të papritura në listat e kandidatëve të PS e PD

Ai nuk është asgjë më shumë sesa epilogu i një katër vjeçari opozitarizmi kaotik, ku radikalizmi shpesh është ndërthurrur me zbythjen dhe ku beteja kundër korrupsionit, herë pas here, është tradhëtuar nga flirtimi me oligarkët. Tani e vetmja shpresë e çdo opozitari është që këto zgjedhje të shndërrohen në një referendum kundër regjimit kleptokratik të Ramës, kundër dhunimit sistematik dhe grabitjes spektakolare që na ka bërë ai, gjë që do ta bënte irrelevant faktin se kush i gjendet përballë. Ndërsa sa për opozitën zyrtare, pa vetëbesim dhe inspirim, mbetet vetëm një ogur: së paku në ato lista që dorëzoi fshehtas, të ketë renditur njerëz të aftë për të mbrojtur votën nga makineria e stërmadhe manipulative që ka filluar punë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me një one man s...

12:56

Opozita e përçarë (me arsye) në zgjedhje

Sot kanë ndodhur dy ngjarje, në pamje të parë pa lidhje me njëra- tjetrën, por që tregojnë shumë për mënyrën sesi do të zhvillohet fushata elektorale që kemi në...

17:28

Të kapësh virusin me SPAK

Mënyra se si Edi Rama po sillet në betejën ndaj pandemisë, po i shndërron votimet e ardhshme në një zgjedhje mes diktaturës dhe kundërshtimit të saj. Janë së...

11:58

Lëreni të shkojë të merret me fëmijët

Pas 8 vitesh, Edi Rama u tha shqiptarëve se është i gatshëm të sakrifikohet për ta duke qëndruar edhe 4 vite të tjera në pushtet. Ai do të kishte dashur t’i për...

17:45

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI