Flash

25 maj 1992/ Zbulohet letra e Demaçit për Rugovën: Vëlla Ibraim...

Lapsi.al 26 February 2021
25 maj 1992/ Zbulohet letra e Demaçit për Rugovën: Vëlla

Shkrimtari Shaip Beqiri ka publikuar një mesazh që Adem Demaçi i kishte dërguar Ibrahim Rugovës në vitin 1992. Edhe pse njiheshin për përplasjet e tyre të forta, Demaçi e kishte nisur mesazhin me fjalët ‘Vëlla Ibrahim’.

“Vëlla Ibrahim. Shpresoj se besimin që ta dha populli do ta kuptosh drejt dhe se besimit do t’i përgjigjesh me besim.

Dëshiroj fort që të mos lejosh që interesat partiake, grupore e individuale ta dëmtojnë interesin e përgjithshëm; dëshiroj që kurrsesi të mos lejosh që burokratët e dallkaukët e ndryshëm të bëhen mur në mes teje e popullit.

Vështirësitë janë të mëdha, por edhe fuqia e popullit është e madhe. T’u priftë e mbara e Zoti të bekoftë. Nju Jork, 25 Maj 1992”, - kishte shkruar Demaçi në mesazhin për Ibrahim Rugovën 29 vjet më parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI