Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Paranoja e pandemisë është e vërtetë

Lapsi.al 24 February 2021
Paranoja e pandemisë është e vërtetë

Dr. Brandy Lee, psikiatër mjekoligjor me bazë në New York thotë se “pandemia ka sjellë një pasiguri dhe stres të madh”.

John Hopkins e përkufizon paranojën si "një përgjigje ndaj kërcënimeve të perceptuara që ndikohen shumë nga ankthi dhe frika, që ekzistojnë përgjatë një vazhdimi të përvojës normale, të bazuar nga realiteti deri te besimet deluzione".

Simptomat e paranojës variojnë nga shumë delikate në plotësisht dërrmuese dhe mund të ekzistojnë me ose pa gjendje të tjera mendore. Njerëzit nuk kanë nevojë të kenë çrregullime të diagnostikueshme të shëndetit mendor për të pasur mendime ose ndjenja paranojake.

Pandemia, izolimi social, problemet ekonomike, trazirat sociale dhe gjithçka tjetër, kanë bërë që shumë prej nesh të kenë sjellje dhe shqetësime më ekstreme, përfshirë paranojën.

Një segment jo i vogël i popullsisë në botë po kushtëzohet për t’iu shmangur realitetit.

"Kur jeton në deluzion, i shkëputur nga realiteti, njeriu bëhet vetvetiu paranojak sepse faktet dhe provat vazhdimisht “sulmojnë” besimet e tij të rreme”, shprehet Lee.

Lajmi i mirë është se është e mundur ta luftosh paranojën, të paktën atë që nuk diagnostikohet nga mjekësia ose nuk lidhet me çështje të tjera të shëndetit mendor.

"Qeniet njerëzore janë elastike dhe të afta për të trajtuar fatkeqësi të mëdha, nëse jemi në to së bashku dhe kemi udhëzime të qëndrueshme, si dhe mbështetje psikologjike dhe sociale."

Ju mund të filloni duke pranuar mendimet paranojake dhe më pas të punoni për të krijuar rutina të shëndetshme ditore. Vendosni qëllime të vogla, të arritshme si ecja çdo ditë ose kalimi i një ore duke folur me dikë për ndjenjat tuaja. Gjumi, dieta dhe ndërveprimi shoqëror janë të gjithë faktorë të rëndësishëm që ushqejnë shëndetin e mirë mendor.

Nëse vëzhgoni se një i afërm po përjeton mendime paranojake, jini të kujdesshëm për mënyrën se si i afroheni. Mundohuni të shmangni qasjen e “drejtimit të gishtit” dhe tregojini se i kuptoni, duke rritur gjasat që ata të pranojnë ndihmën tuaj.

Sidoqoftë, mund të jetë e vështirë të shmangim mendimet paranojake te vetja jonë ose te të tjerët. Në një gjendje paranojake, diksh nuk është i aftë të logjikojë apo të shohë për prova. Qasja më e mirë është të punosh për ndryshimin e rrethanave që e vendosin atë person në një gjendje paranojake. Sigurisht, nuk mund të zhdukim pandeminë si me magji, por mund të punojmë në krijimin e distancës midis ndikimeve që duket se përkeqësojnë paranojën.

Në planin afatgjatë, ne mund të punojmë në "rregullimin e kushteve socio-ekonomike që çuan në cenueshmërinë psikologjike në radhë të parë - e cila mund të përfshijë pabarazi ekonomike, racore dhe gjinore."

Nëse paranoja arrin në nivelin ku mendoni se ju ose një i afërm mund të jetë një rrezik për veten e tyre ose të tjerët, kërkoni menjëherë ndihmë profesionale.anabel

Të këshilluara

5 ushqimet që mund t'ju shkaktojnë akne

1.Ushqimet e pasura me karbohidrateBuka, biskotat, drithërat apo ëmbëlsirat e bëra me miell të bardhë, orizi dhe ëmbëlsuesit. Ngrënia e shumë karbohidrateve t...

18:09

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI