Vota e 25 Prillit/ A ikën Rama nga politika, nëse nuk merr mandatin e tretë
I vetëdijshëm që ëndrrat nuk i ngopin njerëzit kur ngrihen në mëngjes, ka vendosur t’i japë edhe dimensionin sentimental këtij manipulimi. Ai do të ndërtojë fabulën e kryeministrit që vuan nga pesha e kryqit e të pushtetit për hir të popullit dhe jo të menaxherit të interesave të një grushti njerëzish. Se ai nuk është kryeministri i të pasurve, i PPP, koncensioneve, i zero investimeve të huaja për shkak të korrupsionit. Se nuk është kryeministri i kanabisit dhe vërshimit të parave të drogës, i banditëve me pushtet dhe pushtetit në shërbim të tyre. Se nuk është kryeminstri që po mban vendin peng në dyert e Europës dhe po i dërgon shqiptarët rrugëve të saj. Imagjinoni se ç’na pret mandatin e tretë Tani, pas 8 viteve, ai po kërkon të shndërrohet në kryeministrin e popullit. Madje i gatshëm të vetëflijohet për të, duke mos shkuar në shtëpi edhe katër vite të tjera. Nëse mendon të bëjë një sakrificë për shqiptarët, bën mirë të shkojë vërtetë në shtëpi. Familja do të çmallej me të dashurin e munguar dhe të tjerëve nuk do t’u mungonte kryeministri i përvëluar. ©Lapsi.al