Erion Veliaj premtoi zero leje ndertimi shikoni me video si e drodhi dy vite më pas (Video)
Kjo heshtje nuk është e lidhur as me përgjime si ato të Ndraghetas, sepse, në fund të fundit, këta “specialistë” që na premtuan me gojën e tyre se do vidhnin më pak se paraardhësit, 20- 30%-shin e marrin në çdo firmë që vënë dhe jo vetëm për lejet e ndërtimit. Prandaj pyetja që shtrohet është, pse ata që nuk kanë cipë të mbrojnë PPP si ato të Check-Up dhe laboratorëve, koncesione ai ato të traut të rrugës së kombit dhe inceneratorëve, përgjysmimin e dividentit për më të pasurit dhe faljen e pasurive të nëntokës, nuk i dalin zot asaj që po bëjnë në Tiranë? I vetmi krahasim që mund t'i shkojë për shtat kësaj dileme, është ai me investimin më të madh që ndërmori rilindja në fillim të mandatit të parë: atij të kanabizimit të vendit. Edhe atëherë, megjithëse të gjithë e kishin parasysh atë që po ndodhte, Edi Rama dhe Saimir Tahiri bërtisnin kundër mediave të kazanit dhe makinerisë së baltës që shpiknin për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Edhe sot ndaj projektit gjigand të kullëzimit po sillen po njësoj, me ndryshimin e vetëm se vendin e ish ministrit të brendshëm, që përfundoi si personazh i kronikës së zezë, e ka zënë tani kreu i bashkisë. Arsyet se pse rilindja kërkon ta mbajë minaren të fshehur në thes edhe kësaj radhe i kanë bërë me dije institucionet ndërkombëtare. Në një raport të gushtit 2020, të titulluar “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri…”, hartuar nga “Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe ministria e Jashtme Norvegjeze, zbulohet e vërteta që djeg. Aty theksohet se “Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017- 2019 në kryeqytet, nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro”.Skandali me ndërtimet/ Në Tiranë u pastruan 1.6 miliardë euro në 3 vjet
Por, ky nuk është raporti i vetëm përvëlues. Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës, theksonte në shkurt 2020 se ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në “zonën gri” për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.Shqipëria futet sërish në “listën gri” të pastrimit të parave
Edhe agjencia Reuters në momentin kur nuk u hapën negociatat nga BE në korrik 2019, shkruante se një nga shkaqet që u ndëshkua Shqipëria, qe se ajo perceptohej si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave, prandaj përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore. Të njejtën gjë nënvizonte dhe raporti i departamentin Amerikan të Shtetit, ku pastrimi i parave lidhej me “investimet në pasuri të patundshme dhe marrëveshjet zhvilluese të biznesit”. Pra, nuk është e nevojshme të shkohet përtej këtyre burimeve krejtësisht të pavaruara nga njëra tjetra, për të kuptuar atë që i bën të kenë turp edhe personazhet më të paturpshme të politikës. Eshtë pikërisht kjo gjë që i detyron rilindasit, që me gjithë gropat e mëdha në bilancin e sukseseve të këtyre tetë viteve, të mos guxojnë të përmendin qoftë edhe një herë të vetme, kantierin më të madh të tyre me ndërtimin e kullave në Tiranë. Kjo shpjegon dhe faktin se përse Erion Velinë s'e kemi parë kurrë në inagurimin e një grataçiele, se përse imazhin e Edi Ramës s'e kemi shikuar asnjëherë të asociuar me një nga rokaqiejtë e skicuar prej tij. Por, ky turp i të paturpshmëve, që po rezulton ulëritës në këtë prag fushate, po shërben për ta ndarë njëherë e mirë debatin publik mes atyre që janë për një Tiranë me kulla edhe atyre që janë kundër saj. Heshtja e ideatorëve të këtij projekti flet më shumë se gjithçka. ©Lapsi.al