Flash

Këto janë disa nga arsyet përse thinjat shfaqen në moshë të re

Lapsi.al 9 February 2021
Këto janë disa nga arsyet përse thinjat shfaqen në

Nëse mendoni se jeni të vetmit me thinja, edhe pse në moshë të re, e keni gabim. Thinjat janë diçka e zakonshme dhe mund të shfaqen më herët nga sa mendonit për shumë arsye.

Ju mund të keni një mungesë të vitaminës B12

Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës B12 është shkaku më i zakonshëm i shfaqjes se thinjave në moshë të re. Mund të çojë gjithashtu në rrallim dhe humbje të flokëve.

Mund të shfaqen si pasojë e një problem me tiroidet

Sipas studimeve, tiroidet ndikojnë drejtpërdrejt në gjëndrat e flokëve. Nëse shihni thinja të shpeshta në moshë të re, flokë më të yndyrshëm ose më të brishtë se zakonisht, kjo mund të jetë një shenjë e mosfunksionimit të tiroides.

Nuk po hani shëndetshëm

Ndoshta jo të gjithë konsumojmë çdo ditë vetëm vakte të shëndetshme, por bëni një vleësim: Çfarë konsumoni më shpesh? Nëse në pjesën më të madhe të rasteve po hani ushqqime të shpejta dhe shumë rrallë ushqime me vlera ushqyese, kjo mund të pasqyrohet edhe te flokët, për shkak të mungesës së vitaminave të caktuara.

Një tjetër arsye: Stresi

Ekspertët i lidhin thinjat në një moshë shumë të re edhe me stresin. Të qenit i stresuar ndikon në qelizat staminale që janë përgjegjëse për rigjenerimin e flokëve tuaj, duke çuar në thinja të paakohshme.

Gjenetika

Një tjetër aspekt i zakonshëm, është fakti se mund t’i keni trashëguar nga prindërit ose gjyshërit tuaj. Nëse dikush në pemën tuaj familjare është thinjur herët, mund të ndodhë e njëjta gjë edhe me ju.

Mund të jeni duke përdorur produkte me kimikate të dëmshme për flokët

Nga shampot, në bojërat e flokëve, kimikate të produkteve të caktuara mund të ulin nivelin e melaninës, duke bërë që flokët të humbasin ngjyrën natyrale./ anabel

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI