Flash

Rama, pse në Durrës?

Lapsi.al 2 February 2021
Rama, pse në Durrës?
Ajo që Lapsi.al e paralajmëroi në gusht, që fillimisht Edi Rama e përgënjeshtroi e më pas u detyrua ta pranojë me gojën e tij, tani është fakt: ai do të kandidojë për deputet në Durrës.  Lexo me tej:

Ekskluzive/ Rama do braktisë Vlorën, zgjedhjet e ardhshme kandidon në Durrës

Po përse kryeministri po e hedh këtë hap? Pse ai po e shpërfill rekomandimin e Komisionit të Venecias që krerët e partive të mos përfitojnë nga avantazhi për të garuar më shumë sesa në një qark? Ka disa arsye që e detyruan Ramën, këtë fillim jave, të pohonte nga selia e PS se "Vlorën nuk e lë, por Durrësit i kam një borxh". Së pari, Durrësi është qarku ku sipas të gjitha sondazheve, sado pak të besueshme qofshin, socialistët humbasin minimumi një mandat. Ata vështirë se do ta ruajnë dot rezultatin historik të 73 mijë votave që i bëri të fitojnë 8 deputetë nga 14 gjithsej. Me vetëm 3 mijë votues më shumë sesa grupimi i partive opozitare (në zgjedhjet problematike të 2017), në rastin më fatlum për PS, rezultati me kundërshtarët do të barazohej. Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar Dhe kjo ka shpjegimin e vet. Qarku i Durrësit ishte ai që u prek më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit, ku njerëzit humbën më shumë shtëpi e ku më pas, kjo fatkeqësi e bashkuar me pandeminë shkatërroi më shumë biznese.  Në këtë situatë qeveria Rama dështoi fund e krye.  Atyre që u premtoi se s'do t'i linte kurrë vetëm, janë ende në çadra. Atyre që u premtoi drejtësi për fajtorët, ende nuk i dinë emrat e përgjegjësve për shembjen e dy pallateve në Thumanë. Një vit më pas/ Si u lanë të vdisnin 24 banorë në pallatet e Thumanës Familjeve simbol si ajo e Alesios së vogël, që kryeministri e çoi vetë me çarter të pozonte me Kristiano Ronaldon, s'i mbeti gjë tjetër veçse të deklarojnë publikisht se fotografia që mbajnë në mur, as hahet as pihet.

Alesio që takoi Ronaldon, si viktima e dyfishtë e politikës spektakël

Ata që u entusiazmuan nga butaforia 1 miliardshe e konferencës së donatorëve, sot kanë në gojë shijen e hidhur të shifrave të FMN-së, se qeveria ishte e paaftë të realizonte edhe investimet që pati planifikuar vetë.  Video/ Shikoni si doli zbuluar Edi Rama nga raporti i FMN për dështimin e rindërtimit E gjithë kjo pakënaqësi, e krijuar nga hendeku mes premtimeve propagandistike dhe realitetit, natyrisht që do të përkthehet në votë. Ky hendek do të thellohet më tepër edhe për shkak të zbehjes së pushtetit të Vangjush Dakos, që nuk kontrollon më frerët e bashkisë. Makinerinë elektorale të grumbullimit të votës së errët, që të gjithë e dëgjuan si funksiononte përmes përgjimeve të publikuara në Bild, tani s’ka më kush e vë në punë. E gjithë skema e përfshirjes së trafikantëve në blerjen e zgjedhësve, e përdorimit të hipotekave, ndërmarrjeve publike dhe vetë bashkisë, si instrumenta të aleancës së politikës me botën e krimit, tani ka dalë jashtë funksionit.  Edi Rama është nisur drejt Durrësit për ta ripërtërirë këtë lidhje. Nëse katër vite më parë Dako riskoi për të garantuar që shefi ta kishte i vetëm në duar tepsinë, ky i fundit këtë herë s’ka zgjidhje tjetër veçse të përveshë vetë mëngët. Që Rama nuk ka hequr dorë nga fataliteti i mbledhjes së votave me ndihmën e banditëve, këtë e tregoi qartë edhe përgjigjja që ai i ktheu ambasadores së SHBA-së. Deklarata/ Si u tall Rama me apelin e Yuri Kim (video) Pikërisht këtë do tentojë të bëjë edhe duke shkuar personalisht në Durrës, për të mbuluar edhe dështimet e qeverisë edhe ngecjen e makinerisë elektorale, me të vetmen rrugë që di, frymëzimin e pasardhësve të Avdylajve.  Pra, në këtë fushatë nuk do jetë çudi që Rama të bëjë edhe Gjushin edhe Edin. Kushdo që do ndjejë nostalgji për të parin, do ketë bonus të dytin. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse po zhgënjejnë Basha dhe Kryemadhi

Dy partitë më të mëdha të opozitës po i afrohen 25 prillit duke ndjekur rrugën më tinzare të mundshme ndaj shumicës së shqiptarëve që kërkon largimin e këtij re...

14:35

Vaksina, risku i të qenit pro perendimor

Vija ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë është tash vijë ndarëse mes një vendi pa vaksinë dhe një vendi që bëhet lider në vaksinim: një ilustrim i sfidave gjeopolit...

08:28

Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi: me përgjime që vërtetojnë atë që në fakt dihet botërisht.  Skandali i lidhjes së Saimir Tahirit...

17:35

Po e pengojnë apo e ndihmojnë Albinin

Ka momente të rralla në politikë, kur kapriçot e fatit janë aq shumë pro dikujt sa i bëjnë edhe kundërshtarët të punojnë pro tij. Kjo fabul po ndodh me Albin Ku...

16:27

Ç’lojë po luan binomi “Vjosa-Albin”

“Këtij binomi që keni para jush i përket e ardhmja”, i tha gazetarëve Albin Kurti, pasi nënshkroi në krah të Vjosa Osmanit koalicionin e përbashkët për zgjedhje...

16:01

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Me sytë katër

PAPARAZZI