Flash

Një vaksinë për të shpëtuar Ramën nga vetvetja

Lapsi.al 2 February 2021
Një vaksinë për të shpëtuar Ramën nga vetvetja

Nevoja e dëshpëruar për ta përdorur vaksinën anticovid si një injeksion në fushatën e varfër elektorale, e ka vënë kryeministrin në pozitë të mjerë përballë qytetarëve të tij, të cilëve u premtoi se do të buzëqeshnin më 11 janar.

Strategët e propangadës së tij ndërtuan mitin se në betejën botërore të sigurimit të vaksinës, Shqipëria pati fatin të drejtohej nga Edi Rama, i cili, i vetëm, ia doli para të gjithëve të shpëtojë popullin e tij. Pas kësaj strategjie, propaganduesit e tij, me shkrim e me gojë, nisën të rrëfejnë aftësitë e liderit për të krijuar afeksione personale me shefin e Pfizer apo udhëheqës europianë, filluan fabulat se si u magjepsën ata nga karizma e Ramës, duke ngritur kështu delirin e një individi triumfues mes më të mëdhenjve, ndonëse përfaqësonte një vend të vogël dhe të varfër. Vendet e vogla ia dalin kur udhëhiqen nga njerëz të mëdhenj si Edi Rama.

Rama premton fillimin e vaksinimit në janar. Sasitë dhe grafiku mister

Vetë ky i fundit, ndoshta në fazën terminale ku i beson edhe vetë kopaçet që këput, duke kërkuar ndjesë për mungesën e modestisë deklaroi se mbante vendin e parë si lypës kur është fjala për vendin e tij dhe se “shopingu” i tij në Nju Jork ishte një histori suksesi në sigurimin e vaksinave që do e bënin Shqipërinë të buzëqeshte.

Nga fjala e kryeministrit e deri më sot, në Shqipëri kanë ardhur gjithsej 2 mijë vaksina. Nuk mbërritën kurrë shifrat që deklaroi me bujë lideri që magjepsi Pfizer dhe vendet “sekrete” mike. Në 1 janar, Edi Rama shpalli se 500 mijë doza nga Pfizer do të nisnin të vinin gradualisht. Veç këtyre, shtoi ai, “kemi garantuar edhe gatishmërinë e dy vendeve partnere për një total prej 9 mijë dozash në gjysmën e parë të janarit”. Disa ditë më vonë, pas euforisë së 9 mijë dozave, Rama duke u përtypur, e uli pazarin në 2 mijë doza, por edhe këto brenda 15 janarit. Më 11 janar, ditën e nisjes së vaksinimit, kryeministri premtoi 10 mijë e 750 doza nga Pfizer brenda javës së tretë të janarit, pa harruar edhe 2 mijë doza shtesë nga vendi “sekret” mik. Dhe historia e dozave të vaksinës hyri në një spirale, ku Edi Rama detyrohej të përgënjeshtronte Edi Ramën.

Rama çpohet i pari, misteri për vaksinën mbetet

Pasi futi në Shqipëri, në mënyrë aspak transaprente rreth 950 vaksina, në kontrast qesharak me madhështinë e një fushate imagjinare në stadiumin më të madh të vendit, kur data është 2 shkurt, vendi mik na dërgoi edhe plot 1 mijë e ca doza të tjera. Gjithsej 2 mijë. Sipas Edi Ramës së fillimit, do të duhej të kishim patur 20 mijë vaksina që në javën e tretë të janarit.

Lideri u kap keq në strategjinë e pamenduar mirë të përdorimit të vaksinës si një sukses para zgjedhor. Ndoshta në mungesë të rezultateve në qeverisje, nuk kishte rrugë tjetër, por dështimi po e kthen në karikaturë të portretit që spin-ët e tij i vizatuan në fillim të janarit. I frymëzuar nga tërmeti kur dilte me pelerinë para kamerave të vendosura me regji të tij, apo nga pandemia kur fanepsej në telefon me zërin e trashë e këshillat e lehta për të larë duart, ai mori përsipër rolin e misionarit për të na siguruar edhe dozën anticovid. Sipas parimit lëvizja gjithçka- qëllimi asgjë, Rama ndërmori aventurën propagandistike të radhës, me shpresën se në mendjen e shqiptarëve do të mbetej imazhi i tij dhe jo rezultatet.

Vaksinat me pikatore deri në korrik/ Çfarë fshehu kontrata me Pfeizer

Dhe përfundoi të marrë rrugët sa në aeroporte e sa në stadiume, për të mbuluar me efekte dështimin si në sasi ashtu në afate të buzëqeshjes që premtoi. Nuk ndodh në asnjë vend, madje dhe në ata më të goditurit nga pandemia, që një kryeministër të dalë natën në aeroport për të pritur 1 mijë vaksina. Nuk ndodh as që të ngrihen në këmbë ministra, mjekë e profesorë për të dhënë shfaqje në stadium. Në shumë vende ky është një proces që drejtohet nga shefat e shëndetësisë, maksimumi ministri, që kryehet me përulësi e transparencë, si një detyrë dhe jo meritë e atyre që paguhen t’u shërbejnë qytetarëve të tyre. Mbi të gjitha sipas një plani të bërë publik dhe të ditur nga të gjithë.

Farsa me vaksinat/ Shqipëria ende buzëqesh me 975 dozat, pas darkës te Nusreti

Në një muaj ne kemi parë që Edi Rama është edhe vaksina, edhe plani, edhe depoja, edhe garanti i shëndetit tonë. Një qeveri normale e një vendi të vogël, do të kishte të gjithë mirëkuptimin e publikut për vështirësitë në sigurimin e vaksinës. Por kur ngrihet miti i shpëtimtarit gati qiellor, pamundësia shndërrohet në dështim dhe mashtrim. Dhe nga kjo nuk e shpëtojnë as ankesat e akuzat ndaj BE, as shitja e mishit të Korçës në dyanin e Nusret beut në Stamboll.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama, pse në Durrës?

Ajo që Lapsi.al e paralajmëroi në gusht, që fillimisht Edi Rama e përgënjeshtroi e më pas u detyrua ta pranojë me gojën e tij, tani është fakt: ai do të kandido...

11:27

Pse po zhgënjejnë Basha dhe Kryemadhi

Dy partitë më të mëdha të opozitës po i afrohen 25 prillit duke ndjekur rrugën më tinzare të mundshme ndaj shumicës së shqiptarëve që kërkon largimin e këtij re...

14:35

Vaksina, risku i të qenit pro perendimor

Vija ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë është tash vijë ndarëse mes një vendi pa vaksinë dhe një vendi që bëhet lider në vaksinim: një ilustrim i sfidave gjeopolit...

08:28

Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi: me përgjime që vërtetojnë atë që në fakt dihet botërisht.  Skandali i lidhjes së Saimir Tahirit...

17:35

Po e pengojnë apo e ndihmojnë Albinin

Ka momente të rralla në politikë, kur kapriçot e fatit janë aq shumë pro dikujt sa i bëjnë edhe kundërshtarët të punojnë pro tij. Kjo fabul po ndodh me Albin Ku...

16:27

Ç’lojë po luan binomi “Vjosa-Albin”

“Këtij binomi që keni para jush i përket e ardhmja”, i tha gazetarëve Albin Kurti, pasi nënshkroi në krah të Vjosa Osmanit koalicionin e përbashkët për zgjedhje...

16:01

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Me sytë katër

PAPARAZZI