Flash

Londra po përgatitet të transportojë pacientë duke përdorur autobusë

Lapsi.al 21 January 2021
Londra po përgatitet të transportojë pacientë duke

Stafi i NHS po përgatitet të transportojë pacientë duke përdorur autobusë në Londër që janë shndërruar në ambulanca të improvizuara.

Shumica e vendeve në autobusët me një kat janë hequr, në mënyrë që secili të mund të mbajë katër pacientë, në një përpjekje për të lehtësuar presionin e madh mbi spitalet dhe shërbimin e ambulancës në Londër.

Në këta autobusë do të ketë dhe një personel që përbehet nga mjekë dhe infermierë që punojnë në NHS, veçanërisht në kujdesin intensiv, si dhe vullnetarë të ndihmës së shpejtë.

Autobusët gjithashtu do të kenë oksigjen në bord për pacientët që kanë nevojë për të.

Është hera e parë që një pjesë e NHS duhet të përdorë autobusë të përshtatur posaçërisht si ky për të lëvizur pacientët përreth.

Të këshilluara

Pornhub akuzohet për pornografi fëmijësh

Pretendimet, ngritur së pari nga New York Times, se faqja e famshme e pornografisë, Pornhub, publikon video të fëmijëve, kanë bërë që të fillojnë menjëherë heti...

13:28

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI