Flash

Komenti/ Një mënyrë pa hipokrizi për të përkujtuar krimin e Berishës dhe Ramës me 21 janarin

Lapsi.al 21 January 2021
Komenti/ Një mënyrë pa hipokrizi për të përkujtuar
Masakra me katër protestues të vrarë në 21 janarin e dhjetë viteve më parë, si një nga ato ngjarje që shënjojnë thellë politikën e një vendi, është përkujtuar sot në mënyrën më hipokrite të mundshme. Ata që mbështesin Ramën dhe qeverinë, e vënë theksin tek vrasja barbare dhe politike e regjimit të Berishës, tek alibitë e fëlliqura se si u përpoq të manipulohej ky krim, tek gazetarët, intelektualët, mjekët dhe gjyqtarët, që në atë kohë u rreshtuan pa pikë skrupujsh përkrah vrasësve. Në të kundërt, ata që mbështesin opozitën e sotme dhe qeverinë e djeshme, fokusohen vetëm tek lotët e krokodilit që derdhi dje Rama dhe tek tradhëtia që ai i ka bërë viktimave të 21 janarit, duke rekrutuar gradistët e djeshëm, duke propozuar për gjyqtarë Stasburgu ata që gjykuan këtë krim, duke u bërë njësh me ato televizione që 10 vite më parë shfaqnin video të manipuluara sikur ishte qëlluar nga turma. Të dyja këto këndvështrime fshehin një manipulim të madh, ato duan të paraqesin ose vetëm kriminalizimin e Berishës ose vetëm hipokrizinë e Ramës. Në fakt një çështje e rihapur per te disaten here, na tregon se ka një mënyrë të tretë për ta përkujtuar këtë ngjarje. Fjala është për historinë e gardistit Agron Malaj, që ishte mes grupit të zjarrit 9 vite më parë dhe është kryebashkiak i Rilindjes në Mat sot e kësaj dite. Kur filloi të tallej dhe të bënte teatër me viktimat, Rama e vuri ish gardistin kryetar të PS. Pasi u gjend në rrebeshin e kritikave, ai u justifikua se nuk kishte asnjë provë që Agron Malaj të ishte i implikuar në vrasje. Por, pas kësaj, gazeta Dita i nxori dokumentat dhe faksimilet që ish gradisti ishte shpërblyer pas këtij krimi. Madje ai kishte marë fiks katër paga, sa Ndrea Prendi apo Agron Llupo që ishin drejtpërdrejt përgjegjës për goditjet me zjarr mbi turmën. Lexo me tej:

Faksimilja/ Kryebashkiaku i Rilindjes që u shpërblye me para për vrasjet e 21 janarit

Histori si kjo dhe shumë të tjera të ngjashme, na dëshmojnë se ka dhe një mënyrë të tretë, më të drejtë, më të ndershme, më të sinqertë për të përkujtuar 21 janarin, sesa logjika bipartizane që nxin ose vetëm Berishën ose vetëm Ramën. Ajo është e thjeshtë. Sali Berisha u soll në mënyrë kriminale me vrasjen e katër demonstruesve, me fshirjen e pamjeve të serverit të kryeministrisë, me pengimin e hetimeve të prokurorisë, me shpikjen e alibive për thika me helm dhe çadra pistoletë, me gjykatësit palaço që zgjodhi të gjykojë çështjen, me gazetarët sharlatanë që përdori për të transformuar të vërtetën. Andi Bushati: Kush qenë gardistët e fjalës në 21 janar? 21 janari përbën një nga njollat më të errëta të karrierës së tij. Por, nga ana tjetër, tani 10 vite më pas, mund të thuhet pa frikë se Edi Rama u tall keq me viktimat, se ai e përdhosi kujtimin e tyre, se ai e përdori në mënyrë cinike gjakun e derdhur, pa çarë kokën në fund për të bërë drejtësi, madje duke rehabilituar edhe një pjesë të kriminelëve të djeshëm. Kjo është e vërteta e plotë për 21 janarin dhe e vetmja mënyrë për ta përkujtuar ndershmërisht atë.   ©Lapsi.al

Të këshilluara

Kush na mbron nga kryetarët e partive?

Studiues të njohur të modeleve sociale dhe politike kanë analizuar edhe sistemin e centralizuar, që ishte karakteristikë e shoqërive që vetëquheshin socialiste....

11:12

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI