Flash

Arena e cirkut me vaksinën

Lapsi.al 12 January 2021
Arena e cirkut me vaksinën

Në të gjithë vendet e botës ku ka filluar procesi i vaksinimit anti covid, pranohet njëzëri se problem më i madh se sa rreziku i efekteve anësore, është beteja me vaksionofobinë. Falë konspiracionistëve që po mbijnë kudo si kërpudhat pas shiut, falë idhtarëve të teorive komplotiste që thurrin fabula për çipat përgjues, efektet e 5G apo sterilizimin e popullsisë, një pjesë e mirë e njerëzimit është skeptike ndaj vaksinave të reja dhe ka frikë prej tyre.

https://lapsi.al/2021/01/12/dokumentatsi-erdhi-vaksina-ne-shqiperi-pse-rama-se-tregoi-origjinen/

Ky fenomen po vihet re në masë edhe në vende të zhvilluara perendimore. Mes të cilave shkëlqen psh Franca, ku më shumë se gjysma e popullsisë i sheh me dyshim këto armë të reja ndaj pandemisë.

Në këtë panoramë botërore, as Shqipëria nuk bën përjashtim. Në një sondazh në fund të vitit që shkoi, nga Idra poll, theksohej se 54% e shqiptarëve janë dyshues ndaj vaksinës dhe se vetëm 19 përqind e tyre janë të gatshëm ta marin atë (lexo këtu).

Për t'u përballur me këtë digë të pakapërcyeshme, që ka të bëjë sa me frikërat, paranojat, mungesën e informimit dhe mosbesimin tek institucionet, vendet e përparuara, që filluan të parët fushatën e vaksinimit, përdorën absolutisht vetëm një armë: transparencën totale.

Eshtë interesante të shikohet se si u veprua me vaksinën që u hodh e para në treg, atë të Pfizerit. Kamerat e televizioneve u ftuan në fabrikat ku ajo prodhohej, u përcaktua me saktësi vendodhja e tyre, u mat deri në detaje udha nëpër të cilën ato do të transportoheshin, u treguan GPS-të që do të masnin temperaturat -70 gradë brenda kamionëve transportues, u prezantuan makinat e policisë apo të ushtrisë që do i shoqëronin, frigoriferët e veçantë ku do të ruheshin deri sa të mbërinin në duart e një infermieri që do ta bënte dozën gati për injektim.

I gjithë ky operacion i pashembullt transparence, me mundim dhe kosto tejet të lartë, kishte si qëllim të vetëm zhveshjen nga çdo lloj velloje misteri dhe dyshimi që mund të shërbente si lëndë e parë për vaksino skeptikët. E megjithë këto përpjekje, beteja ende është larg të qenit e fituar.

Po çfarë ndodhi në Shqipëri?

Këtu u zgjodh 100% rruga e kundërt.

Në ditën e parë të fillimit të fushatës së vaksinimit, që edhe ajo u ndryshua sipas interesave propagandistike, kryeministri doli dhe tha se origjina e vendit nga vinte vaksina ishte sekret. Se rruga e transportimit, që kërkon kushte speciale, në koli izotermike të mbushura me akull karbonik, duhej mbajtur e fshehtë. Se vendruajtjen që kërkon frigoriferë në -70 gradë do ta merrnim vesh me vonë.

https://lapsi.al/2021/01/11/rama-cpohet-i-pari-misteri-per-vaksinen-mbetet-nuk-dihet-origjina-rruga-e-transportit-dhe-vendruajtja-e-dozave/

Për t'i bërë edhe më të forta dyshimet, shërbejnë edhe dilemat e mbetura pa sqaruar: mirë vendin e origjinës nuk e tregokemi dot, se kështu na paskësh kërkuar dhuruesi, po mënyra e transportit dhe kushtet e ruajtjes në Shqipëri, pse u dashkan mbajtur sekret?

Natyrisht që këto pyetje nuk i fashit dot Edi Rama, as me deklaratat delirante se shqiptarët po vaksinohen vetëm prej aftësisë së tij si lypës profesionist, as batutat për transportin e Pfizerit me kuaj dhe me mushka.

https://lapsi.al/2021/01/11/i-pyetur-per-transportin-rama-ironizon-vaksina-do-te-vije-qofte-me-kuaj-apo-mushka/

Duke ngritur në çdo hap kultin e fshehtësisë dhe sekretit, Rama e shkallmoi që në nisje fushatën e vaksinimit. Nëse qëllimi i tij është vërtet një imunizim masiv i popullsisë, ai bëri çdo gjë që kishte në dorë që kjo të mos ndodhë. Ai flaku tej të vetmen armë që një lider ka në dorë në këtë betejë, transparencën e plotë.

Ende është shpejt të thuhet nëse këto veprime i bëri për interesa politike të momentit, apo prej pesimizmit të atij që nuk do i duhet të bindë atë popullatë që e ka të pamundur ta vaksinojë dot.

Por, një gjë është e sigurtë: nëse ka një rrugë të gabuar për të nisur një fushatë reale ajo është veshja e saj me mister. Prandaj cirku që pamë në Arenën Kombëtare, nuk është zgjidhja që pritej për të luftuar pandeminë. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

"Darka e fundit" në Dubai

Qeveria Rama u gjend papritmas e përmbytur nga një video disa sekondshe dhe një buqetë fotosh të nxjerra prej saj, ku shfaqej njëri prej biznesmenëve më të mëdh...

12:18

Si negociuam me Greqinë për detin

Winston Churchill thoshte se në politikë të jashtme orientohem gjithnjë nga deti. Ndonëse në kontekstin britanik, edhe për shkak të komonuelthit, kjo nënkupton ...

17:45

Fundi i fabulës me racizmin antikosovar

Nga qeveria u largua dhe ministri i dytë i ardhur nga Prishtina, Gent Cakaj, duke i dhënë fund një eksperimenti të dështuar për integrimin e shqiptarëve të Koso...

15:01

Shtatë sekrete nga një vit i mbrapshtë

Një shtëpi letre. Një grup gënjeshtrash që ne i kemi pranuar në mënyrë të pavetëdijshme. Kështu duken siguritë tona gjatë krizave të thella. Episode të tilla na...

12:46

Fundi pa lavdi i treshes Mustafa, Veliu, Hoti

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kapi në befasi partinë më të madhe që i prin koalicionit qeverisës, LDK-në. Këtë nuk e ...

17:32

Pse Kosova ka ende shpresë

Një lajm i mirë, që do ishte i paimagjinueshëm këtej në anët tona, ka ardhur nga Prishtina. Drejtësia i ka ndërprerë jetën një qeverie të paligjshme e cila qënd...

13:27

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI